leoni

Pas kërkëses së kryeministrit Haradinaj sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme

Deputetët milionerë votojnë kundër Projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme

Deputetët e shumicës në Komisionin e Legjislacionit nuk e kanë përkrahur në parim Projektligjin për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse konsiderojnë  se me këtë ligj përmbyset sistemi i drejtësisë dhe e kthen vendin në mesjetë. Projektligji mori katër vota për, pesë kundër dhe një abstenim. Ani pse nuk u miratua, kjo nismë e VV-së i shkon seancës për shqyrtim në lexim të parë, pa përkrahjen e Komisionit për Legjislacion. Deputeti i LDK-së, Arben Gashi e ka quajtur të rrezikshme iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje, për shqyrtimin vërtetimin e pasurisë së pa ligjshme, meqë sipas  kjo po e përmbyska  sistemin e drejtësisë, qysh në të Drejtën Romake, kur janë vendosur bazat e drejtësisë. Edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kundërshtuar këtë nismë, duke thënë se kjo e kthen vendin në mesjetë dhe mjet për pushtetarët që t’i godasin gjithmonë ata që nuk janë në pushtet. Ndërsa, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i ka vlerësuar kundër kushtetuese disa nene të projektligjit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka marrë disa shembuj të cilët sipas tij do të reflektonin keq nëse  ky projektligj miratohet dhe hyn në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …