Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me bojkotim e dy partive më të mëdha opozitare LDK-së e Lëvizjës Vetëvendosje

Deputetët nuk shkojnë fare në seanca ose vetëm regjistrohen në listën e mëditjes dhe më pas largohen nga salla

Shumica e seancave të Kuvendit të Kosovës  kanë përfunduar para kohës, për mungesës të kuorumit, pasi një pjesë e madhe e deputetëve ose nuk shkojnë fare në seancë, ose vetëm regjistrohen në listën e mëditjeve dhe më pas largohen nga salla. Kuvendi i Kosovës tash e sa kohë po karakterizohet me ndërprerje të seancave dhe me mosvotim të pikave të rendit të ditës për shkak të mungesës së kuorumit. Në seancën e së martës deputetët debatuan tërë ditën, por në fund nuk arritën të miratojnë asnjë pikë, pasi nuk kishte kuorum. Kjo vlerësohet si papërgjegjësi e deputetëve, ndërsa theksohet fakti se aktualisht nuk ka ndonjë mënyrë për t’i penalizuar deputetët, që mungojnë ose që largohen. Sipas opozitarëve, kjo situatë e tillë në Kuvend do të vazhdojë derisa kjo Qeveri të bjerë. Ndërkohë, monitorues të punë së Kuvendit thonë se pritet grumbullimi i çështjeve për votim dhe se kjo situatë nuk do të zgjidhet as me rregulloren e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …