Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj: Ligji për demarkacionin do të votohet kështu siç është

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se gjithçka është afër për arritjen e marrëveshjes për votimin e demarkacionit. Pavarësisht kësaj, Haradinaj ka bërë me dije për Tv21 se AAK-ja nuk do të heq dorë nga raporti i Komisionit shtetëror për demarkacionin i cili drejtohet nga Shpejtim Bulliqi. “Raporti i Shpejtim Bulliqit është raport shtetëror, e jo raport personal i Bulliqit, pasi shihet se LDK-ja ka një ndjeshmëri ndaj tij si ish-deputet i tyre”, ka thënë Haradinaj. Ai beson se LDK-ja është e gatshme për t’i dhënë besim këtij Ligji për demarkacionin, pasi sipas tij ata kanë qenë për edhe në të kaluarën. “Kam miq në LDK që janë të arsyeshëm dhe besoj në ta”, ka deklaruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …