ShBA: Rusia ka përgjegjësi unike për vrasjen e mbi 400 njerëzve në Siri gjatë javëve të fundit

ShBA: Rusia ka përgjegjësi unike për vrasjen e mbi 400 njerëzve në Siri gjatë javëve të fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Rusinë për bombardimet në enklavën e Goutas Lindore të Sirisë, duke thënë se Moska ka “përgjegjësi unike” për vrasjen e mbi 400 njerëzve atje, në javën e fundit. Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Rusisë që të shfrytëzojë ndikimin e saj mbi Qeverinë siriane, për të ndaluar vrasjet. Zëdhënësja Heather Nauert, e ka fajësuar Rusinë për mosfrenimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe të ushtrisë së tij, e cila po kryen sulme ajrore në Gouta, rajonin që kontrollohet nga rebelët, raporton “Rel”.

“Çfarë po bëjnë për të ndaluar shkatërrimin, vdekjet, vrasjet në Siri? Pa mbështetjen e Rusisë, shkatërrimi dhe vdekjet nuk do të ndodhnin”, ka thënë ajo për gazetarët në Uashington. Rusia, gjatë gjithë luftës shtatëvjeçare në Siri, i ka dhënë mbështetje politike dhe ushtarake regjimit të Assadit.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …