leoni

Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj thotë se me lehtë ndërrohet Mirosllav Lajcak se sa Kushtetuta e Kosovës

Deklaratat e emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak kanë nxitur edhe reagimin e Daut Haradinajt. Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i është përgjigjur emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili gjatë vizitës në Serbi tha se Kushtetuta e Kosovës nuk është ‘Bibël’ dhe se ajo mund të ndryshohet. “Nëse ne kemi pasur vërejtje për qeverinë “Kurti”, ato kanë qenë rreth Borrelit dhe Lajcak, njëri nga Spanja dhe tjetri nga një shtet fqinj që nuk e ka njohur Kosovën, pikërisht kërkesat tona drejtuar SHBA-së ndërlidhen direkt për të deleguarin për dialog”, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se me evropianët jemi miq, por ne i besojmë SHBA-së. “Me lehtë ndërrohet Lajcak se Kushtetuta e Kosovës”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …