Shaip Kamberi

Deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi thotë se Beogradi nuk ka alternativë, pos marrëveshjes përfundimtare me Kosovën

Deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi thotë se Beogradi nuk ka alternativë, pos marrëveshjes përfundimtare me Kosovën. Ai thotë se gjërat duket se janë vënë në binarë dhe po ecin në drejtimin e duhur, sa i përket marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se Vuçiç paraqitet para opinionit të vet sikur është i pathyeshëm. Por, deputeti Kamberi thotë se qëllim i tyre politik dhe strategjik është që për shqiptarët e Luginës së Preshevës të ndërtohet reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë. Në një intervistë për Radio Kosovën, deputeti Shaip Kamberi, ndër të tjera, thotë se Prishtina dhe Tirana duhet të kenë programe të veçanta shtetërore për shqiptarët e tri komunave të Kosovës Lindore. Gati çdo gjeneratë aktuale e shqiptarëve është përballur me një diskriminim të egër të një plitike serbe ndaj shqiptarëve në tërësi. Kjo ka qenë e reflektuar në Kosovë, sidomos, me krimet barbare që kanë ndodhur në luftën e fundit. Pra gjithë ajo makineri politike e ushtarake, e cila kishte shtypur për një dekadë Kosovën, pas përfundimit të luftës, pjesa më e madhe e saj ishte e koncentruar në këto treva. Dhe kur paramendohet fuqia politike, njerëzore dhe ajo demokratike e shqiptarëve aty duhet të kuptohet se çfarë proporcioni i ballafaqimit të asaj lufte në mes të një pakice shqiptare në tri komuna që jetojnë dhe një shteti me përvoja të shumta të diskriminimit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …