Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, “arsyeton” mospjesëmarrjen në seancën e Kuvendit, të ftuar nga opozita, për tekstet shkollore

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, arsyetoi mospjesëmarrjen në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për tekstet shkollore. Ai ka bërë përpjekje  ta arsyetojë mospjesëmarrjen në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita për çështjen e teksteve shkollore, duke thënë se nuk kanë marrë ende rezultate nga situata në terren. Unë dëgjova në Tiranë që një libër ishte 2 euro, nuk e di si quhej titulli i librit, kurse në Kosovë 6 euro. Shto këtu edhe faktin që përveç tekstit bazë ekziston edhe një ndajshtesë që quhet fletore pune. Ato plus kanë një kosto të veçantë. Konsideroj që ka qenë e nevojshme që të bëjë një hap të reformimit, të organizimit të këtillë dhe se ky është hapi i parë. Se njeriu plaket duke nxënë. Jemi koshient që gjithmonë ekzistojnë gabimet,  por jo  të sillemi me nihilizëm, ka thënë deputeti, Kokaj.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …