Deputetja e LDK-së Hikmete Bajrami: Nuk kemi vota as për kryeministrin e PAN-it e as për Kadri Veselin

Deputetja e LDK-së Hikmete Bajrami: Nuk kemi vota as për kryeministrin e PAN-it e as për Kadri Veselin

Deputetja e zgjedhur nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa Hikmete Bajrami ka thënë se nuk do ta votojnë kryetarin e Kuvendit nëse ai është Kadri Veseli. Sipas Bajramit kjo është pasi që Veseli ka lejuar trazirat që kanë ndodhur në legjislaturën e kaluar. Madje ajo tha se seanca e 3 gushtit lë të dyshojë që PAN-i nuk i ka numrat. “Jemi mbledhur me kryetarin e partisë, te gjithë kemi qenë njëzëri  dhe nuk kemi vota as për kryeministrin e PAN-it e as për Kadri Veselin. Besoj që kandidati duhet t’i plotësojë kushtet që ta votojmë. Të tjerët do të diskutohet ndërsa JO e madhe është për Veselin”, tha deputetja Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale: Aktgjykimi i plotë ndaj ish-krerëve të UÇK-së po përgatitet, publikohet sa më shpejt

Gjykata Speciale në Hagë ka bërë të ditur se është duke përgatitur versionin publik të …