Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër vetëlavdërimeve të ministrit të Financave, Hekuran Murati

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili është lavdëruar për realizimin e shtesave për nënat dhe fëmijët. Ajo  ka ngritur shqetësime për premtimet e tjera të pambajtura nga qeveria, ka kritikuar Muratin për fokusin në shtesat e fëmijëve, duke theksuar se këto fonde janë mbledhur nga tatimet e rritura që prindërit e fëmijëve kanë paguar për shkak të rritjes së çmimeve nën qeverisjen aktuale. Hykmete Bajrami,  ka kërkuar qartësi në lidhje me disa premtime të tjera që nuk janë realizuar, duke përmendur specifikisht: 160 çerdhe për fëmijët, 4 mijë banesa për çiftet e reja, 5 shtëpi për të moshuarit, shportë më të lirë të konsumit, energjia më e lirë, mënyra për të adresuar deficitin tregtar, projektet kapitale.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …