Albulena Haxhiu i thotë Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

Deputetja, Haxhiu ka paralajmëruar padi penale e civile kundër personave të cilët shpërndanë lajme të rrejshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulenë Haxhiu, ka paralajmëruar se do të ngrehë padi penale e civile kundër personave të cilët në medie kanë  afishuar  lajme të rrejshme, duke thënë se asaj i është gjetur gaz lotsjellës në trup. “Të jesh indiferent përballë një krimi, ndoshta nuk të bën pjesë në krim, ama e ndihmon krimin “të lulëzojë”. Dhunimi mediatik i personalitetit të cilitdo qytetar, veçanërisht të gruas në një shoqëri me tipare kulturore konservative e patriarkale, unë mendoj se është i barabartë me dhunimin fizik, dhe është krim. Këtë krim do ta adresoj përmes padive penale e civile ndaj personave përgjegjës për të dyja llojet e dhunës”, ka shkruar, deputetja Albulenë Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …