Ramush Haradinaj

Haradinaj: Sa më parë të bëhet transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës dhe të themelohet Byroja Nacionale e Hetimeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është cituar të ketë deklaruar  se janë dy fusha që kërkojnë reforma institucionale për të kompletuar sistemin e sigurisë nacionale rendit dhe ligjit në Kosovë. Sipas tij këto janë: Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës dhe Themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve.  Themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve, do të jetë mekanizëm i sistemit të drejtësisë penale të Republikës së Kosovës, i vendosur te Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të jetë i specializuar për të hetuar krimet, pastaj duhet  të ketë homologun e vet në Departamentin e Hetimeve në Policinë e Kosovës, që do të ketë emër të ngjashëm – Policia BNH; si dhe në sistemin gjyqësor – Departamenti Gjyqësor për Rastet Penale nën Juridiksionin e BNH-së ka thënë mes tjerash Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …