Derek Collet: Zgjedhjet për pushtetin komunal në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe duhet të shtyhen

Derek Chollet ka biseduar me kryeministrin, Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Vuçiç, lidhur me takimin e sotëm në Bruksel

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, javën e kaluar ka biseduar me kryetarin serb, Vuçiç, në lidhje me takimin e sotëm, në Bruksel. Ata kanë folur lidhur me nevojën urgjente” për të formuar Asociacionin, për të cilin Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar asnjëherë. Serbia vazhdimisht ka këmbëngulur në kompetenca të gjera për Asociacionin, ndërsa Kosova ka thënë se të tillat do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit. Mbrëmë, edhe  kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, nga Brukseli zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Ata folën për agjendën e takimit të sotëm, pritjet nga ky takim dhe për, rëndësinë që Marrëveshja Bazë dhe Plani i Zbatimit të saj të zbatohet në tërësi dhe me mirëbesim. Albin Kurti e falënderoi z. Chollet për rolin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës në kalimin e fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës javën e kaluar, dhe për angazhimin e tyre në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …