Gabriel Escobar

Derisa Ballkani i hapur është i drejtuar në integrimet evropiane, do ta mbështesin, ka thënë Gabriel Escobar

Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut është duke u diktuar në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor – Manovrimi në kohëra turbulente”. Në mesin e pjesëmarrësve është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Shvarc Gjithashtu, të pranishëm janë edhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, e shumë diplomatë të tjerë. Në fjalën e tij, Escobari ka thënë se është e rëndësishme që njerëzit duhet ta dinë se të gjitha janë të bashkuar për integrime euroatlantike. “Kur flasim për sfidat e Ballkanit Perëndimor, ato janë të shumta, por duhet të fokusohemi te mundësitë që kemi këtu e këto janë shumë. Por duhet të ecim përpara me çështjet që po ballafaqohemi në rajon”, ka thënë Escobar Ai ka folur edhe për nismën e “Ballkanit të hapur”. tha se derisa është i drejtuar në integrimet evropiane, atëherë ne jemi për ta mbështetur.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …