Dështon të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit

Dështon të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e paraparë për sot në orën 10:00 ka dështuar. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit. Në këtë mbledhje në rend dite ka qenë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit dhe pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se opozita në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregullat e Kuvendit nuk po dëshirojnë t’i kryejnë detyrat e tyre. “Ata janë të obliguar që t’i kryejnë detyrat e veta. Përfaqësues të LDK-së lëshuan mbledhjen dhe pati pamundësi të kuorumit”, ka thënë Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Paga e 13-të do të paguhet në fillim të vitit 2027

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për punonjësit e sektorit …