DEZhT në komunën e Rahovecit, publikon vendimin për anulimin e njoftimit për ankand publik

Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit, publikon vendimin për anulimin e njoftimit për ankand publik. Pika 1 e vendimit për anulimi e njoftimit për ankand publik thotë se Anulohet njoftimi për ankandin publik për dhënien e pronës se paluajtshme të Komunës së Rahovecit në shfrytëzim  afatshkurtër me Nr.Prot.2976 të datës 26.09.2019. Kurse pika 2 thotë Vendimi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit me Nr.Prot. 2685 të datës 30.08.2019 për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës për ankand publik. Hyrja në fuqi e këtij vendimi është thënë në pikën 3 ku thuhet se ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të tij.

Në këtë vegëz : Vendim per anulimin e njoftimit per ankand publik , mund të gjeni të dhëna më të zgjeruara lidhur me vendimin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …