Në Deçan është mbajt mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Bajram (Rrustem) Mehmetaj

Më një mbledhje komemorative të organizuar nga Komuna e Deçanit, në bashkëpunim më shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, sot ju dha lamtumira e fundit ish të burgosurit politik, magjistrit të gjuhës dhe letërsisë shqipe, historianit, mësuesit veteran dhe veteranit të UÇK-së, Bajram (Rrustem) Mehmetaj nga Pozhari, i cili u nda nga jeta më 07.11.2019 në moshën 84 vjeçare dukë len pas vetes një veprimtari të begat që ishte në shërbim të qytetareve të komunës së Deçanit dhe të gjithë Shqiptarisë. Gjithë vuajtjet dhe sakrifica e Bajram Mehemtaj, do të kujtohet nder breza sepse la pas vete një histori të begat, u tha nga folësit e këtij komemoracioni. Për vlerat e Bacës Lam, siç e quanin të gjithë kanë fole i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në emër të bashkëluftëtarëve dhe të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së në Deçan, Drejtori i Arsimit Bekim Vishaj, pastaj Deputeti Rasim Selmanaj, Ali Geci , Nasim Haradinaj, vëllai i Bacës Lam Prof. Ahmet Mehmetaj, ndërsa në emër të familjes të pranishmit e këtij komemoracioni i ka falënderuar dhe përshëndetur djali i Bajram Mehmetaj, Arben Pozhari.

Nga sot Baca Lamë do të pushoi përjetësisht i qetë në varrezat e vendlindjes së tije në fshatin Pozhar të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …