Dezinfektohen rrugët, trotuaret, sheshet dhe hapësirat publike të institucioneve në Viti

Drejtoria e Shërbimeve Publike, përkatësisht Njësia e Zjarrfikësve në Viti, kanë filluar një aksion për dezinfektimin e rrugëve, trotuareve dhe oborreve të institucioneve, si masë parandaluese e përhapjes së virusit Cov19. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi, tha se dezinfektimi i rrugëve e trotuareve do të vazhdoj edhe më tej. Ndërsa udhëheqësi i Njësisë së Zjarrfikësve Hetem Jakupi, u shpreh se përkundër stafit të reduktuar të punëtorëve, megjithatë po arrijmë që të intervenojmë në dezinfektimin e këtyre hapësirave dhe se do vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar edhe më tutje. Dezinfektimi është bërë në oborrin dhe hapësirat publike të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Stacionit të Policisë, Sheshit të Qytetit, Administratës komunale etj.

Kontrolloni gjithashtu

FC Ferizaj zyrtarisht Kampion të Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit

FC Ferizaj është shpallur zyrtarisht Kampion i Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit. “Ju …