Dhjetëra mijëra demonstrues vërshuan rrugët e Londrës duke kërkuar armëpushim të menjëhershëm, në Rripin e Gazës

Dhjetëra mijëra demonstrues vërshuan rrugët e Londrës të shtunën për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe për të shprehur solidaritet me palestinezët, raporton Anadolu. Protesta masive, e organizuar nga grupet e shoqërisë civile, duke përfshirë Fushatën e Solidaritetit me Palestinën, Koalicionin Stop Luftës dhe Miqtë e Al-Aksasë, filloi në Hyde Park në orët e para, duke kulmuar me një marshim drejt Ambasadës së Amerikës. Mes masave të ashpra sigurie të orkestruara nga policia, turmat që brohoritnin kërkuan paqe me sloganet: “Armëpushim tani” dhe “Palestine e lirë”, që jehonin nëpër qytet. Javën e kaluar, kryeministri Rishi Sunak iu drejtua drejtpërdrejt pjesëmarrësve të protestave të fundit pro Palestinës dhe u kërkoi qytetarëve t’i rezistojnë ndikimit të elementëve “ekstremistë” që kërkojnë të shfrytëzojnë mospajtimin publik. Drejtor i Fushatës së Solidaritetit me Palestinën, Ben Xhamal iu kundërpërgjigj fjalimit të Sunakut duke e këshilluar atë që të reflektojë mbi veprimet e tij dhe të konsiderojë heqjen e disa deputetëve të lartë nga partia e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …