leoni

Dhuna e shfrenuar fizike e bandave të VMRO-DPMNE-së pushtoi Kuvendin pas zgjedhjes së Talat Xhaferit

Dhuna e shfrenuar fizike e bandave të VMRO-DPMNE-së pushtoi Kuvendin pas zgjedhjes së Talat Xhaferit

Bandat e organizuara sllavomaqedonase  të VMRO-DPMNE-së kanë pushtuar ambientet e Kuvendit të Maqedonisë, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, Talat Xhaferi. Dhuna e shfrenuar e njerëzve me maska të zeza që kanë marrë Kuvendin, ka lënë në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën, kreun e Lëvizjes për Reforma në PDSH, Zijadin Sela. Mediet e shumta kanë arritur të publikojnë edhe foton e deputetit të Aleancës për shqiptarët, të gjakosur tërësisht në fytyrë, i cili tërhiqej zvarrë nga deputetë të tjerë për ta shpëtuar nga dhunuesit. E pavarësisht thirrjeve të ambasadorëve të huaj në Maqedoni, drejtuar palëve politike, për vetëpërmbajtje dhe dialog në vend të dhunës, mbështetës të partisë në pushtet të Gruevskit vijojnë të mbajnë të rrethuar Kuvendin e Maqedonisë, duke hedhur edhe lëndë piroteknike. Sipas njoftimeve më të fundit, policia po përgatitet për të ndërhyrë në Parlament për të nxjerrë prej andej deputetët dhe gazetarët e bllokuar nga protestuesit me maska të zeza në kokë.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …