Policia tashmë ka filluar aksionin për të marrë gjendjen nën kontroll, bëri të ditur Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së

Policia tashmë ka filluar aksionin për të marrë gjendjen nën kontroll, bëri të ditur Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së

Policia ka filluar aksionin për të marrë gjendjen nën kontroll, bëri të ditur Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së. “Ka deputetë të lënduar por ata janë edhe të ngujuar, kemi situatë të tensionuar, policia ka filluar të marrë situatën nën kontroll”, ka thënë Osmani. “Qytetarët sidomos ata shqiptarë duhet të rrinë të qetë derisa institucionet të marrin situatën nën kontroll”. Osmani në një lidhje direkte nga Maqedonia ka thënë se nuk ka njohuri ende për gjendjen aktuale të deputetit Zijadin Sela. “Tash është e rëndësishme që të qetësohet situata. Kemi informacion që tani Policia është në aksion për të vënë situatën nën kontroll”, shtoi tutje ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …