Diana Sylejmani paraqet një vlerë të çmueshme për arsimin ferizajas dhe gjithë shoqërinë

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur të premtën në zyrën e tij mësimdhënësen ferizajase Diana Sylejmani, dy herë të shpallurën studente elitare të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës në nivelin bachelor dhe studenten e dalluar të shpallur në nivelin master.

Sylejmani me rezultatet e saj të shkëlqyera studimore, me punën e angazhimin e saj vullnetar në bashkëpunimet që ka pasur Komuna e Ferizajt me Komunën Gravelines në Francë me organizatën Play International, duke qenë e aftësuar në një varg trajnimesh profesionale e tani mësimdhënëse e dalluar, paraqet një vlerë të çmueshme për arsimin ferizajas dhe gjithë shoqërinë, ka shkruar në rrjetin e tij social facebook, kryetari I komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Vitia dhe Saint-Julien-en-Genevois nënshkruan marrëveshje binjakëzimi

Komuna e Vitisë dhe Komuna e Saint-Julien-en-Genevois kanë zyrtarizuar sot marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur …