Diaspora për Zhvillim Ekonomik Lokal: Diskutim me Komunat Prizren, Suharekë dhe Rahovec

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe Suharekës kanë  organizuar aktivitetin “Diaspora për Zhvillim Ekonomik Lokal – Diskutim Rajonal mbi Investimet”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të prezantohen mundësitë e investimeve në nivel komunal dhe të eksplorohet potenciali për angazhimin e diasporës për zhvillim ekonomik. Diskutimi i moderuar nga bashkë-drejtori i GERMIN, Lirim Krasniqi, rezultoi me idenë e krijimit të një platforme rajonale të rrjetëzimit mes komunave të rajonit jugor të Kosovës si dhe bizneseve lokale me fokus bashkëpunimin me komunitetin e diasporës. Përfaqësuesit e të tre komunave partnere u zotuan gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit për krijimin e një oferte/pakoje rajonale turistike, duke qene se ofertat e tyre komplementohen dhe përbëjnë potencial shumë më të madh nëse përfshihen në një ofertë të përbashkët. Më tej, z. Smajl Latifi, Kryetar i Komunës së Rahovecit prezantoi planet e tyre për investime në parkun industrial në fshatin Opterushe si dhe krijimin e lokaleve afariste pranë stacionit të autobusëve në Rahovec, duke theksuar benefitet për bizneset nga diaspora për të investuar në këto mundësi. Ndërkaq, znj. Mihrije Berisha Suka, nënkryetare e Komunës së Suharekës, foli lidhur për lehtësirat e reja për biznese të diasporës për të investuar në dy zonat ekonomike, zona industriale në Shirokë dhe zona e re industriale në Duhël. Gjithashtu, ajo theksoi edhe Agro-Zonën ekonomike në Samadrexhë, si dhe potencoi proaktivitetin e komunes së Suharekës për të mbështetur komunitetin e biznesit. Ndërkohë, Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, z. Kujtim Gashi, prezantoi punën dinamike që është duke e përcjellë këtë komunë në realizimin përfundimtar të Parkut të Biznesit, projektin për një zonë të re kampingu për turistë dhe për diasporën, si dhe për realizimin e 12 parqeve të reja në qytet. Gjithashtu, z. Refki Zogaj, Kryetar i Qendrës së Biznesit në Suharekë, ndau përvojën e tij të të investuarit në Kosovë si biznes nga diaspora. Në përfundim të këtij eventi u prezantua “Thirrja e hapur për projekte investuese të diasporës” nga CARITAS-i Zviceran në Kosovë, ku znj. Luiza N Sekiraqa dhe z. Shpetim Shujaku shpjeguan modalitetet e këtij mekanizmi për partneritete mes bizneseve nga Kosova dhe atyre nga diaspora.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, turmë dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Bajram Curri” në Krushë të Madhe furnizohet me pajisje laboratorike

Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit, ka filluar furnizimin e shkollave të komunës së …