Dimitri Medvedev

Dimitri Medvedev ka paralajmëruar se mund të ketë një Luftë të Tretë Botërore, nëse ndonjë vend i NATO-s cenon Krimenë

Ish-kryetari i Rusisë, Dmitri Medvedev është cituar të ketë deklaruar  se çdo cenim në Gadishull mund të përbënte një shpallje lufte ndaj Rusisë. Duke folur për mediet ai tha: “Për ne, Krimeja është pjesë e Rusisë. dhe kjo do të thotë përgjithmonë”. “Çdo përpjekje për të cenuar Krimenë është një shpallje lufte kundër vendit tonë”. “Dhe nëse kjo bëhet nga një vend anëtar i NATO-s, kjo do të thotë konflikt me të gjithë aleancën e Atlantikut të Veriut; një Luftë e Tretë Botërore. Një katastrofë e plotë”. Medvedev, i cili ndodhet në postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha gjithashtu se nëse Finlanda dhe Suedia bashkohen me NATO-n, Rusia do të forconte kufijtë e saj dhe do të ishte “gati për hapa hakmarrëse”. Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, pasi ish Bashkimi Sovjetik ia kishte  dhënë në shfrytëzim për shkaqe ekonomike  Republikës Sovjetike të Ukrainës.  në vitet 50-të të shekullit  20-të.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …