Policia e Kosovës

Disa medie e portale që përhapin sensacione, nxisin panik për sulme terroriste në Kosovë

Mediet sensacionale dhe portale të caktuara që prodhojnë gënjeshtra dhe i plasojnë pastaj si lajme, medie që i deformojnë informatat, po nxisin panikun për sulme terroriste në Kosovë. Policia krahas masave të shumta që sigurisë që ka marrë, kërkon nga qytetarët të mos përhapin panik, meqë situata e sigurisë është normale. Organet e sigurisë në vend një ditë më parë kanë mbajtur takime lidhur me gjendjen e sigurisë, ndërsa pas këtyre aktiviteteve dhe deklaratave të ndryshme, qytetarët e Kosovës janë alarmuar për mundësinë e ndonjë sulmi terroristë. Megjithatë zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe burime të sigurta të brenda institucioneve të sigurisë në vend, thonë se nuk ka arsye serioze për t’u shqetësuar dhe për të bërë panik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …