Prokurorja e Gjykatës Speciale ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Gucatit me kusht

Disa medie në Kosovë spekulojnë lidhur me afatin e fillimit të gjykimit të krerëve të luftës së UÇK-së, në Hagë

Disa medie në Kosovës spekulojnë pa asnjë fije turpi lidhur me afatin e fillimit të gjykimit të krerëve të luftës së UÇK-së, të cilët janë arrestuar nga Gjykata Speciale dhe po mbahen në burgun e Hagës, në Holandë, Edhe pse nuk ka asnjë informatë zyrtare, as dihet se kur do të gjykohen dhe a do të gjykohen, jugo-analistë e gazetarë “të gjithëdijshëm” nuk ngurojnë të spekulojnë me afatet, me qëllim që të krijohet përshtypja se ata doemos do të gjykohen dhe se gjykimet do të vazhdojnë me decenie të tëra.

Pavarësisht se në ditët në vijim pritet të vazhdojnë konferencat mbi ecurinë e çështjes ndaj shtatë të arrestuarve,  ku soj i analistëve konsideron  se gjykimi nuk do të nisë deri në vitin 2022, madje duke paralajmëruar edhe  arrestime të tjera, për të cilat ende nuk dihet se a do të ngritën, dhe për cilat raste është fjala. Pretendimet ogurzeza të disa medieve për të paragjykuar procesin gjyqësor në Hagë, janë malicioze dhe kanë karakter të nxitjes së fushatës kundër luftës heroike të UÇK-së, e cila së bashku me NATO-n i solli liri e pavarësi vendit tonë. Ky soj analistësh e gazetarësh prin edhe nëpër debate televizive duke u shërbyer me gënjeshtra  dhe duke marrë në pyetje ish luftëtarë  mendjelehtë, të cilët bien pre e pjellave titiste e rankoviçiste, duke pretenduar ta mbrojnë të vërtetën e tyre. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK

AVDYL HAJREDINI: KONTEKSTI HISTORIK, FILOZOFIK DHE POLITIK I LUFTËS ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Konteksti historik Teoritё dhe diskurset pёr koceptin “luftё”, pёr fatin e luftёs, pёr kohёn, pasojat …