Brickos

Sipas sondazhit të fundit, 58 për qind e skocezëve mbështesin shkëputjen nga Britania e Madhe

Sipas sondazhit të fundit, 58 për qind e skocezëve mbështesin shkëputjen nga Britania e Madhe

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon shpreson që Skocia do të fitojë pavarësinë dhe të jetë në gjendje të “bashkohet” me Bashkimin Evropian, duke theksuar se Brexit është kundër dëshirave të skocezëve, të cilët votuan kundër largimit nga BE në referendumin 2016. “Tani po kalojmë një Brexit të vështirë kundër vullnetit tonë, në momentin më të keq të mundshëm, në mes të një recesioni pandemik dhe ekonomik,” shkroi kryeministrja skoceze në uebfaqen e partisë së saj, dy ditë pasi Britania la tregun e vetëm dhe bashkimin doganor. Ajo përsëriti vendosmërinë e saj për të organizuar një referendum të ri për pavarësinë skoceze, pas deklaratës në vitin 2014, kur 55% e skocezëve ishin kundër pavarësisë. Vendimi për të mbajtur një referendum të tillë i takon kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili nuk pranon ta bëjë këtë. Një fitore bindëse e partisë SNP në zgjedhjet lokale në maj do të rrisë presionin mbi Londrën për të rënë dakord për një referendum të ri.  Sipas sondazhit të fundit, publikuar dy javë më parë  58 për qind e skocezëve mbështesin shkëputjen nga Britania e Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …