Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit me Organizatën Turistike të Ulqinit

Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Deçanit, Isuf Demhasaj priti në takim përfaqësuesit e Organizatës Turistike të Ulqinit, në krye me  Arbër Haxhibrahimi, Koordinator për Evente dhe Manifestime, si dhe pjesën e stafit të tij.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe u ndanë përvoja të vlefshme midis dy komunave të binjakëzuara, për të forcuar lidhjet ndërmjet tyre dhe për të ndihmuar në zhvillimin e përbashkët.

Vlenë të cektët se Organizata Turistike e Ulqinit dhuroi një sasi të madhe mandarinesh për fëmijët nga familjet në nevojë, si pjesë e kontributit të vazhdueshëm në kuadër të binjakëzimit të dy komunave.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …