Për shkak të punimeve, ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Gëzim Hamza-Piktori”

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Rahovecit përmes faqes zyrtare të komunës njofton gjithë qytetarët se për shkak të punimeve në asfaltimin e rrugës “Gëzim Hamza-Piktori” (nga Palestra e Sporteve në drejtim të gjimnazit), NDALOHET qarkullimi rrugor i tërësishëm i automjeteve.

Këto punime do të zhvillohen në koordinim me Policinë e Kosovës, inspektorët, inxhinierët, mbikëqyrësit e punimeve dhe operatorin ekonomik.

Ju rekomandojmë të qarkulloni në rrugët tjera alternative, përfundon Komunikata e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …