Brickos

Diskutohet draft rregullorja për themelimin dhe strukturimin e asamblesë komunale të fëmijëve në Ferizaj

Në Ferizaj është mbajtur diskutim publik për rregulloren mbi themelimin dhe strukturimin e asamblesë komunale të fëmijëve. Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi me këtë rast është shprehur se kjo rregullore ka një rëndësi tejet të madhe për funksionimin e asambleve të fëmijëve. Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, ka thënë se kjo rregullore ka për qëllim rregullimin, zhvillimin e pjesëmarrjes më aktive në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, sportit dhe punës humanitare të nxënësve të shkollave te mesme të ulëta, konform kërkesave të kohës do të delegohen edhe përfaqësuesit e zgjedhur nxënësit e shkollave të komunës. E nga ana tjetër edhe Teuta Ukaj nga organizata joqeveritare “Syri i vizionit” dhe Azra Maksuti nga asambleje e fëmije kanë thënë se me në fund po bëhet një rregullore shumë e rëndësishme për themelimin dhe strukturimin e asamblesë komunale të fëmijëve. U bë e ditur se kjo rregullore pritet të miratohet në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës që do të mbahet me datën 28 shkurt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …