Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kur ia huq edhe ish-diplomati amerikan, James Hooper

Lidhur me deklaratat e diplomatit amerikan, Xhejms Huper, ka reaguar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate,  Jakup Krasniqi.  Ish diplomati amerikan James Hooper paska thënë për Radion-Evropa e Lirë  se “Me këtë vendim (qëndrimin mbi taksën), liderët e Kosovës pothuajse e kanë krijuar një armik nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. I kanë sjellë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në nivelin më të ulët që nga përfundimi i luftës në Kosovë”. Të gjithë e dinë, e dinë edhe zoti Hooper se vendimi për taksën për mallrat që vijnë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina, nuk është sulm mbi asnjë vend. Është një masë mbrojtëse nga agresiviteti i vazhduar që vije nga Serbia e Bosnja, të cilat Kosovës i kanë shkaktua dëme të mëdha politike dhe ekonomike.

Personalisht e kam të vështirë që ta kuptoj, si një masë krejt mbrojtëse dhe aspak sulmuese siç është taksa, ndaj vendeve që i kanë shkaktuar dëme të mëdha njerëzore shqiptarëve të Kosovës, dhimbje që kanë pasoja të mëdha për sot e gjithë ditën, se për dëmet ekonomike as mos të flasim. Madje qytetarëve të Kosovës u kanë qitur një serë pengesash në lëvizje të lirë të njerëzve e të mallrave, ndërsa Kosova nuk po bejka të nxjerr asnjë masë mbrojtëse?

Taksa nuk është agresion mbi as një vend të vetëm. Si e tillë, taksa nuk është pengesë ndaj asnjë vendi të Botës Perëndimore e më se paku ndaj SHBA-së. Në Ballkan nuk ka asnjë popull tjetër që është më perëndimor se shqiptarët. Kjo se paku duhet respektuar nga vendet euro-atlantike.

Të gjithë i dimë se trojet shqiptare janë copëtuar keq në Kongresin e Berlinit (1878), i cili e ka pas obliguar Serbinë e kohës që shqiptarëve tua dëmshpërblen tokat, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

Pastaj Konferenca e Ambasadorëve në Londër  (1913), Shqipërisë ia pat shkëputur më shumë se gjysmën e trojeve e popullit dhe i pat lënë nën sundimin e shteteve shoviniste të Ballkanit. Lufta e Parë Botërore pat lënë prapa pasoja të mëdha njerëzore. Përsëri tokat shqiptare që goditur duke ju dhuruar kolonëve serbë. Ashtu si edhe pas Lufta e Dytë krejt deri në qershorin e vitit 1999. Pasojat e luftës se fundit i dinë dhe i dinë mirë e gjithë bota e qytetëruar.

Dhe krejt në fund: Në vitin 2018, për hir të SHBA-së e BE-së, Kuvendi i Kosovës miratoi Demarkacionin me Malin e Zi, ku Kosova humbi mbi 8200 hektar tokë.

Në të gjitha këto ngjarje, edhe me dijen e Perëndimit demokratik, Kosova ka humbur shumë nga vetja e saj. Edhe për Pavarësinë ka bërë kompromise të shumta, sigurisht që ndonjë kompromis i ri as që i duhet.

Adresa se ku duhet orientuar presioni politik është më se e qartë – në Serbi. Kosova ishte e po vazhdon të jetë viktimë! Viktimë, pse ka ndërmarrë një masë mbrojtëse ndaj politikave agresive të Serbisë?!. Zoti Hooper, unë nuk po mund të besoj se e gjithë kjo që po zihet për taksën, fillin e ka në Uashington?! Prandaj po them se ia huqe! Pasi, si është e mundur që taksa mbrojtëse nga politika agresive serbe, të krijon armiqësi në SHBA?! Për mua e pabesueshme!

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …