Peter Stano

Ditën e premte pesë diplomatë nga Brukseli dhe Uashingtoni pritet të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Prishtinë dhe në Beograd

Ditën e premte pesë diplomatë nga Brukseli dhe Uashingtoni pritet të qendrojnë për vizitë zyrtare në Prishtinë dhe në Beorgad. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka dhënë detaje mbi vizitat e planifikuar në dy kryeqytetet, sot në një konferencë për media. Ai ka thënë se, në përpjekje për ta avancuar dialogun, emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Lajcak, në këtë vizitë, do të shoqërohet nga këshilltari i presidentit francez, i angazhuar për dialogun Kosovë – Serbi; këshilltari i kancelarit gjerman, këshilltari i kryeministrit të Italisë. Me evropianë do të vijë edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka saktësuar Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …