Kryetari Ramosaj, ka pritur në takim z. Keisuke Yamanaka, të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim z. Keisuke Yamanaka, të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, me rastin e nënshkrimit të Projektit për Përmirësimin e Qendrës Kryesore të Shëndetit Familjar “Adem Ukëhaxhaj”, projekt ky fitues nga Komuna e Deçanit, përkatësisht nga Drejtoria për Shëndetësi, në vlerë prej 40,266 euro, për blerje të pajisjeve të reja mjekësore. Kryetari Ramosaj është shprehur shumë mirënjohës ndaj Ambasadorit Yamanaka dhe shtetit të Japonisë për mbështetjen e deritanishme ndaj Komunës së Deçanit!

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "From the People of Japan 1 Grant Issistance for Grassroots Human Security Projects"

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …