Ditmir Bushati thotë se në lidhje me Kosovën, Serbia vazhdon të këtë retorikë të shekullit XIX

Ditmir Bushati thotë se në lidhje me Kosovën, Serbia vazhdon të këtë retorikë të shekullit XIX

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, në konferencën “Serbët dhe shqiptarët”, të mbajtur paraditen e së mërkurës në Tiranë, sulmoi politikën serbe duke thënë se në lidhje me Kosovën ka një “retorikë të shekullit XIX që nuk i bën nder diskutimeve të sotshme që janë të përqendruara në procesin e pajtimit dhe normalizimit të marrëdhënieve”. “Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova është zemra e Serbisë dhe kosovarët janë shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut të tyre. Kjo është retorikë e shekullit XIX dhe nuk i bën nder diskutimeve të sotshme që janë të përqendruara në procesin e pajtimit dhe normalizimit. Marrëdhënia shqiptaro-serbe ka një elefant në dhomë që është Kosova, që ka përfaqësuesit e saj që flasin në interesin e saj, por edhe qëndrimi jonë është i qartë: procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk zëvendësohet nga një raport i mirë Shqipëri-Serbi, por përplotësohet”, ka thënë Bushati. Në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, Bushati tha: “Dialogu duhet të jetë mbi baza të sinqerta. Kemi shumë pika të përbashkëta me Serbinë dhe ka një tendencë për të tejkaluar stereotipet. Marrëdhëniet me Serbinë janë në progres e sipër. Vendet tona duhet të kalojnë plagët e së kaluarës dhe ka shenja për këtë”.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për evitimin e veprimeve të njëanshme lidhur me Urën e Ibrit

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar  që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me …