DKA në Deçan vizitoi punimet ku po bëhet ndërtimi i çerdhes për fëmijë

Drejtoria Komunale e Arsimit në komunën e Deçanit, vizitoi punimet ku po bëhet ndërtimi i çerdhes për fëmijë. Objekti i kësaj çerdhe është i destinuar për sistemimin e 120 fëmijëve, për të cilët do të sigurohen të gjitha hapësirat e nevojshme. Punimet po vazhdojnë me intensitet të shtuar. Ndërtimi i çerdhes ka vlerën 708.902.53 euro dhe hapësirë të organizuar në dy kate me sipërfaqe 1552m². Drejtoria e Arsimit në Deçani e falënderon Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministren Arbërie Nagavci për përkushtimin në realizimin e këtij projekti të rëndësisë së veçantë.

May be an image of 6 people

Kontrolloni gjithashtu

Agnesa Dauti fituese e Garave rajonale të recituesve të “Flakadanit të Karadakut 2026”

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2026”, sot janë mbajtur garat rajonale të …