Avni Ajeti: Të drejtat s' po na mohohen nga regjimi i huaj, por nga Qeveria e Shtetit, për të cilin kemi dhënë gjithçka që kishim

Protestat për UÇK-në shtrihen në Evropë, më 1 tetor marsh në Prishtinë

Protestat kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së po vazhdojnë në Kosovë dhe diasporë, ndërsa gjatë ditëve në vijim janë paralajmëruar tubime në disa qytete evropiane. Kulmi i kësaj vale protestash pritet më 1 tetor në Prishtinë, me marshin e paralajmëruar në sheshin “Skënderbeu”. Vala e re nis më 25 shtator në Francë. Në Lyon protesta është paralajmëruar në orën 18:30, në sheshin Antonin-Poncet, ndërsa në Paris në sheshin Joachim-du-Bellay. Të shtunën, më 26 shtator, protesta janë paralajmëruar në Hamburg, Frankfurt, Hannover dhe Düsseldorf të Gjermanisë, si dhe në Helsinki të Finlandës. Në Hamburg tubimi mbahet nga ora 16:00 deri në 18:00, në Frankfurt nis në 17:00 në Börsenplatz, ndërsa në Helsinki në të njëjtën orë në Kansalaistori. Në Hannover protesta nis në 18:00 ndërsa në Düsseldorf në orën 19:00

Kontrolloni gjithashtu

Tre vjet nga Banjska, NATO përsërit thirrjen për përgjegjësit: Të dalin para drejtësisë

Tre vjet pas sulmit të armatosur në Banjskë, NATO ka përsëritur thirrjen që personat përgjegjës …