Më 27 shtator, protestat vazhdojnë në Londër, Graz, Gjenevë, Treviso dhe Karlsruhe. Në Londër tubimi është paralajmëruar në 11:30, në Graz në 12:00 në Hauptplatz, në Gjenevë në 14:00 në Place des Nations, në Treviso nga 14:30 deri në 18:00 në Piazza delle Istituzioni, ndërsa në Karlsruhe në 15:00 në Marktplatz. Protesta të tjera janë paralajmëruar edhe në Shkup, Bruksel dhe Mulhouse, ndërsa në Prishtinë po vazhdojnë tubimet e përditshme në orën 21:00. Më 1 tetor, në Prishtinë është paralajmëruar marshimi në sheshin “Skënderbeu”, që pritet të nisë në orën 16:00. Kjo valë protestash vjen pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë, me të cilin katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Organizatorët dhe pjesëmarrësit kundërshtojnë vendimin dhe kanë deklaruar se përmes tubimeve synojnë të shprehin qëndrimin e tyre ndaj aktgjykimit dhe të mbrojnë vlerat që, sipas tyre, lidhen me luftën e UÇK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
