DnV: Procesi zgjedhor në Kosovë ka nisur kryesisht i qetë, por është shoqëruar me një sërë mangësish

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim ka vlerësuar se procesi zgjedhor në Kosovë ka nisur kryesisht i qetë, por është shoqëruar me një sërë mangësish, përfshirë vonesa në hapjen e vendvotimeve, probleme me qasjen për personat me aftësi të kufizuara dhe mosrespektim të plotë të rregullave zgjedhore në disa zona. Kjo organizatë jo qeveritare njofton se rreth 3 për qind e vendvotimeve janë hapur me vonesë, kryesisht në rajonin e Pejës, ndërsa 16 për qind e Qendrave të Votimit nuk kanë infrastrukturë adekuate për qasje të personave me aftësi të kufizuara, çka sipas këtij koalicioni përbën shqetësim serioz për garantimin e të drejtës universale të votës. “Demokracia në Veprim po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me 500 vëzhgues statikë, të cilët janë prezentë në 500 vendvotime, të përcaktuara në bazë të mostrës përfaqësuese të rastësishme” ka theksuar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës. Ai shtoi më tutje se vëmendje do t’i kushtohet respektimit të procedurave të votimit dhe numërimit, garantimit të fshehtësisë së votës dhe qasjes së barabartë në votim për të gjithë qytetarët me të drejtë vote.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Opozitën do ta bëjmë në Kuvend, studio televizive dhe në takime me qytetarë e jo si LV-ja

Lumir Abdixhiku: Zgjedhni dikë për stabilitet, të largohen nga bllokada dhe përçarja

Kryetari i Lidhjes Demiokratike të Kosovës dhe kandidati i saj për kryeministër, Lumir Abdigjiku gjatë …