Do të bëhet dëmshpërblimi i fermerëve për dëmet nga fatkeqësitë natyrore

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se, pas insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme nga ana e komunës së Rahovecit dhe falë një pune të palodhshme nga stafi i Drejtorisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e në koordinim të plotë me komisionin për vlerësim e dëmeve nga Ministria e Bujqësisë, kemi pranuar listën përfundimtare për kompensim nga e cila listë janë përfitues 302 fermerë të komunës së Rahovecit të dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore gjatë periudhës, janar-shtator 2021. Vlera totale e dëmeve të përllogaritura, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për vlerësim nga ana e komisionit të Ministrisë është: 626,067.06€. Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga kjo shumë do të kompensohen 36%, pra fermerët e komunës së Rahovecit do të përfitojnë 225,384.14€. Kryetari Latifi uron që këto mjete fermerëve sadopak t’u dalin në ndihmë, pas humbjeve që kanë pësuar nga fatkeqësitë natyrore!

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …