Doli në dritë libri i Halil Katanës: “Për ju breza që ngritet Atdheun mbi supe”

Shkrimtari dhe intelektuali i njohur shqiptar, koloneli i Ushtrisë Shqiptare dhe njëri ndër ushtarakët më të dashur të UÇK-së,  redaktori i revistës “Pavdekësia”,  Halil Katana ka nxjerrë në dritë librin: “Për ju breza që ngritet Atdheun mbi supe”. Autori, në këtë libër ka sjellë një pasqyrë të zhvillimeve historike në Shqipëri, para, gjatë dhe pas Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke u ndalur sidomos në periudhën e ndërtimit socialist të vendit, që solli ndryshime rrënjësore, ekonomike, arsimore, shoqërore, ushtarake e kulturore në Shqipëri, zhvillime këto që ndikuan fuqishëm edhe në zgjimin dhe kalitjen e  vetëdijes kombëtare te shqiptarët nëpër trojet,  që kishin mbetur nën robërinë Jugosllave. Libri ka tipare publicistike dhe përfaqëson një punim të gjerë, të një publicisti me përvojë, me interesa dhe njohje të gjithanshme të realitetit shqiptar, që e bën objekt të trajtimit, të tij ka thënë mes tjersh në parathënien e librit, prof.dr. Xhemil Frashëri. Libri ka 194 faqe, u shtyp në Geer.


 


 


Halil Katana ka shkruar vepra të shumta autoriale, por edhe disa vepra në bashkautorësi me shkrimtarë e publicistë të njohur. Po japim një pasqyrë të regjistrimeve të afishuara në Internet, të veprave autoriale, redaktimeve dhe veprave në bashkautorësi. 


 


1  Fundi tragjik i një dashurie : roman i jetuar, Hasan Moglica; Halil Katana


2  Radioteknika, Halil Katana; Mysret Xama


3  V. 1 : Qarqet me parametra të përqëndruar dhe sinjalet radioteknikë, Halil Katana; Mysret Xama


4  V. 2 : Antenat dhe valët, Halil Katana; Mysret Xama


5  Elementë të elektronikës, Halil Katana; Mysret Xama


6  Figura dhe ngjarje historike, Skënder Demaliaj; Halil Katana


7  Kudusi Lama, Gjenerali i luftës : Divizioni i Kukësit gjatë luftës së Kosovës,  Halil Katana; Sadik Muraj


8  Ushtritë e huaja në Shqipëri : 1912-1922 , Ramiz Fiçorri; Halil Katana


9  Tri dimensionet e luftës çlirimtare të Kosovës, Halil Katana; Myftar Memia


10  Haxhi Zeka Byberaj,  Halil Buçpapaj; Halil Katana


11  Ringritja e ushtrisë shqiptare : ’97-2000, Halil Katana; Sali Onuzi


12  Flamuri ynë : pak histori dhe pjesë të zgjedhura për Flamurin, Halil Katana; Ajshe Katana


13  Tre shokë dhe një alibi : sipas kujtimeve të Myftar Katanës, ish oficer i sigurimit të shtetit, Halil Katana; Myftar Katana; Skënder Demaliaj


14  Pasaporta e Majemalthit : monografia e monografive, Asllan Osmani; Halil Katana


15  Meditime të përmallshme në vargje,  Isuf Ismaili; Halil Katana


16  Vepra e lavdishme e rinisë tropojane për gjysmë shekulli, Veli A. Vatoci; Halil Katana


17  Gjaku i tyre në damarët tanë : Heronj të Popullit dhe dëshmorë të trevës së Malësisë së Gjakovës : album enciklopedik,  Selim Musaj; Halil Katana; Halil Katana


18  Shkurtë Ademja në kujtesën time, Halil Katana


19  Nektar : tregime dhe ngjarje historike sipas kujtimeve të burrave të moçëm e të njohur të malësisë së Gjakovës, Qazim M. Mustafaj; Halil Katana


20  Vlaga e kësaj toke, Halil Katana, Myftar Memia


21  … stërvitëm edhe Adem Jasharin,  Hysen Ymeri; Halil Katana


22  Këndvështrime për historinë dhe figurat e Malësisë së Gjakovës,  Isuf Sadiku; Halil Katana


23  44 vjet të fejuar : tregime, Rustem Kortoçi; Halil Katana


24  Dokumentet themelore të Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut,  Rrapi Mino; Halil Katana


25  Zoga Dega, partizania shqiptare që mori pjesë në çlirimin e Beogradit : monografi, Halil Katana; Halil Buçpapaj.


26  Gjeneral Petrit Dume : kujtime e vlerësime / Rustem Haxhia; Halil Katana


27. Për ju breza që ngritet Atdheun mbi supe, Halil Katana, Hysni Milloshi.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …