Donald Lu

Donald Lu: Parlamenti i Shqipërisë i vitit 2017 është më i mirë se ai i mëparshmi

Ambasadori amerikan në Shqipëri,  Donald Lu ka folur lidhur  në aktivitetin e organizuar për 20-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës, duke dhënë mesazhe të forta.  Ai ka thënë se “Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga parlamenti. Parlamenti i 2017 është më i mirë se ai i mëparshmi. Do të vazhdojë lufta kundër krimit të organizuar derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg. 20 familje kriminale dominojnë krimin në Shqipëri. Në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore”, tha Lu.  “Emiljano Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia. Shullazi është një nga këto grupe kriminale. Lul Berisha u lirua gabimisht më herët nga zyrtarët e burgut. Megjithëse u procedua drejtori dhe juristi i burgut, Lul Berisha është i lirë. Klemend Balili ia ka dalë prej 18 muajsh t’i shpëtojë drejtësisë”, tha ndër të tjera, ambasadori amerikan në Tiranë, Dinald Lu.

Kontrolloni gjithashtu

Më disa aktivitete përkujtimore sot edhe në Kosovë shënohet 19 vjetori i sulmit terrorist në Nju Jork të SHBA-ve

Bedri Hamza në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: “Jemi mirënjohës ndaj SHBA-së, gjithmonë do të jemi bashkë me popullin amerikan”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të …