Trump

Donald Trump ka relativizuar luftën çlirimtare të shqiptarëve për liri dhe pavarësi me luftën okupatore të regjimit serb

Marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë është bërë pjesë e fushatës elektorale të Presidentit amerikan Donald Trump. Gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Karolinën e Veriut, presidenti amerikan ka sjellë në vëmendje si pjesë të arritjeve të tij në politikën e jashtme edhe dy marrëveshjet e arritura së fundmi, atë mes Izraelit dhe disa vendeve arabe si dhe atë mes Kosovës dhe Serbisë. Trump theksoi gjatë fjalës së tij se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit është për Çmim Nobel, pasi sipas tij, Shtëpia e Bardhë po ndalon një konflikt të vjetër që ka sjellë shumë vrasje masive. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite. Ata do të ndalojnë vrasjet. Deklaratat Presidenti Trump i bëri duke kritikuar një pjesë të mediave amerikane të cilat sipas tij nuk i kishin dhënë rëndësinë e duhur marrëveshjeve që u arritën gjatë muajit Shtator me ndërmjetësimin e tij, mes të cilave edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo Trump ka realitivizuar luftën çlirimtare të shqiptarëve për liri dhe pavarësi me luftën shfaronjëse të forcave kriminale të regjimit barbar të Milosheviqit, të cilin edhe e ka bombarduar Amerika në vitin 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …