Donika Gervalla

Donika Schwarz ka vazhduar sulmet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke e akuzuar atë për krime lufte

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Schwarz, e ka vazhduar diskursin kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke thënë se ishin anëtarët e kësaj force ushtarake që kryen vrasje përgjatë kohës së pasluftës. Sikurse në deklaratat e mëhershme, edhe kësaj here ajo për mediumin zviceran ‘NZZ’ ka kërkuar “drejtësi për të gjithë”. “Schwarz kërkon që shumë vrasje të pasluftës në vend të zgjidhen. Pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,. Viktimat ishin serbë, romë dhe shqiptarë oponent të UÇK-së”, thuhet ndër të tjera në artikullin për mediumin zviceran. Zëvendëskryeministrja deklarata të ngjashme pati dhënë edhe vite më parë, duke i akuzuar ish-krerët e UÇK-së për, siç pretendon ajo, vrasje të kundërshtarëve politikë përgjatë periudhës së pasluftës. Ndërkaq, atëbotë premtonte se do të depononte dëshmi nëse do krijohej një gjykatë që i gjykon ata.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …