DR. Sabit Syla: Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë XXIV

Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:

Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave  e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve  e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Nr. 59

Qëndrimi Rumun ndaj ngjarjeve në Kosovë.

Shtypi rumun ka mbajtur heshtje të plotë ndaj ngjarjeve në Kosovë. Po kështu edhe zyrtaret rumunë në Bukuresht nuk janë prononcuar për këto ngjarje. Por një historian, pedagog në Universitetin e Bukureshtit ka thënë se koleget e tij flasin që në Ballkan po shfaqen përsëri pakënaqësitë e vjetra dhe se Shqipëria ka ndikuar në të në mënyrë indirekte. Përfaqësuesi rumun në asamblenë e përgjithshme për restaurimet në Romë u ka thënë shokëve tanë se Shqipëria nuk ka dore në ngjarjet në Kosovë dhe se Jugosllavia nuk benë mirë që akuzon Shqipërinë dhe shton se problemi duhet të zgjidhet shpejt për shkak se superfuqitë janë gati të shfrytëzojnë situatën.

Diplomatët rumunë jashtë shtetit pak kanë folur për ngjarjet në Kosovë. Në përgjithësi ata e kanë dënuar ushtrimin e dhunës nga autoritetet jugosllave për shtypjen e demonstratave, por këtë e kanë bërë më tepër të detyruar nga opinioni i përgjithshëm. Kështu ambasadori rumun në Sofje tha se ato që po ndodhin në Kosovë nuk është e mirë për udhëheqjen e një vendi “socialist”. Ndërsa këshilltari rumun në Havanë e justifikon terrorin më friken e autoriteteve jugosllave për shkëputjen e Kosovës nga Federata. Më sinjifikativ është qëndrimi i ambasadorit rumun në Athinë, i cili pasi vlerëson artikullin e “Zërit të Popullit” si “të kujdesshëm” dhe se nuk është dakord më gjakderdhjen, shton se “ndryshimi i statukuo-së në Jugosllavi do të ishte më pasoja që vështirë të parashikohen tani”.

Sekretari i Misionit rumun në OKB gjithashtu ka venë në dukje se në “Ballkan rreziqet janë të mëdha, po kështu edhe problemet që mund të bëhen shkak për keqësimin e gjendjes”.

Duket qartë që këto insinuata të diplomatëve janë një tregues i qartë i qëndrimit të qeverisë rumunë ndaj ngjarjeve në Kosovë, qëndrim që është në përputhje më vijën e tyre oportunistë.

Nr. 60

Disa mendime mbi ndikimet që kanë pasur ngjarjet në Kosovë në marrëdhëniet më Republikën Demokratike Gjermanë me vendin tonë.

Berlin, më 28 gusht 1981

Ashtu sikurse ju kemi njoftuar edhe më radiogram, vërejmë se mbas ngjarjeve në Kosovë, në marrëdhëniet tregtare nuk është konstatuar ndonjë ndryshim. Kemi vazhduar të hasemi më vështirësitë e zakonshme, por jo ndonjë pengese apo zvarritje suplementare.

Për sa i takon marrëdhënieve në ndonjë fushe tjetër dihet se nuk kemi. Theksojmë se trajtimi, nga ana e autoriteteve të vendit, ka qenë si deri më sot korrekt dhe pa ndonjë nuance tjetër.

Shtypi i vendit mundet të themi se ka heshtur, si për ngjarjet në Kosovë ashtu dhe mbi qëndrimet tona apo zhvillimet e ndryshme politike.

Lidhur më ngjarjet në Kosovë, shtypi i vendit, ka botuar vetëm një njoftim në gazetën e përjavshme Horizont, që është e afërt e Ministrisë se Punëve të Jashtme të Republikës Demokratike Gjermanë. Njoftimi për Kosovën është botuar në Horizont Nr. 16, të muajit Maj, dhe pati këtë përmbajtje të plotë: “Beograd (Horizont / EB). – Anëtari i Presidiumit të KQ të LKJ, Stanë Dollanc, në një konference shtypi në Beograd mbajti qëndrim mbi çështjet aktuale të zhvillimeve në Jugosllavi. Duke ju referuar zhvillimeve të reja në Kosovë, ai nder të tjera, theksoi se incidenti që ndodhi në mensën e Universitetit të Prishtinës u shfrytëzua për demonstratat nacionalistë në të cilat morën pjese rreth 2000 veta. Në gjashtë rrethe, në afërsi të Prishtinës, u zhvilluan demonstrata në të cilat u vranë nëntë pjesëmarrës në demonstrata dhe dy pjesëtare të organeve të sigurimit. Dollanci nënvizoj se është e njohur prania e forcave nacionalistë në Kosovë të cilët bashkëpunojnë ngushtë më qarqet emigrantë që ndodhen jashtë shtetit (këtu përmendi, nder të tjera, RF Gjermanë, Belgjikën dhe vende të tjera evropianë si dhe SHBA). Organet Shtetërore dhe ato të sigurimit u habitën nga brutaliteti i ngjarjeve. Dollanci deklaroj se këto turbullira u dënuan nga pjesa më e madhe e popullatës në Kosovë”.

Ky është i pari dhe i vetmi njoftim i dhënë nga RDGJ në shtyp. Në radio dhe televizor nuk u dha asgjë. Po ashtu nuk është botuar as edhe ndonjë njoftim mbi shkrimet dhe qëndrimet tona për ngjarjet dhe zhvillimet e sotme në Kosovë.

Edhe në këtë rast udhëheqja revizionistë e RD Gjermanë tregoi jo vetëm qëndrimin e saj armiqësor ndaj vendit e politikes sonë të drejtë e marksistë leninistë por edhe lidhjen e përkrahjen ndaj titizmit jugosllav. Kjo tregon edhe një herë që klika në fuqi këtu përkrah edhe synimet e socialimperializmit sovjetik në Ballkan, ndaj Jugosllavisë dhe vendit tonë. Jo vetëm kaq por mendojmë se RDGJ është aktive e punon në përkrahje të synimeve hegjemonistë të BS revizionist.

Persona zyrtare, si p.sh. drejtori i drejtorisë në MPJ që mbulon edhe vendin tonë, Kulicka, lidhur më ngjarjet në Kosovë apo më mos reagimet e palës gjermano-lindore për këtë problem tha se “kjo është një çështje e brendshme e Jugosllavisë dhe se këto ngjarje zhvillohen larg dhe në një vend që është jashtë kampit socialist”.

Megjithëse shtypi dhe radio e tëlevizori i vendit nuk dhanë njoftime mbi ngjarjet dhe zhvillimet në Kosovë, masat e popullit kanë mësuar dhe janë informuar mbi to, si nëpërmjet radio televizionit gjermano-perëndimor ashtu dhe nëpërmjet radio Tiranës në emisionet e veta në gjuhen gjermanisht që dëgjohet mirë dhe nga mjaft vetë ashtu dhe nga materialet që kemi shpërndare dhe vazhdojmë të shpërndajmë. Kjo duket edhe nga vetë fakti se menjëherë mbas ngjarjeve e botimeve të qëndrimeve tona, për këtë problem, në gazetën “Zëri i Popullit” në ambasade na kanë ardhur shumë vendas, jo vetëm nga Berlini porse edhe nga rrethet. Këta kanë qenë njerëz të shtresave të ndryshme, si punëtorë, studentë dhe intelektuale.

Na janë shprehur se kanë dëgjuar nga emisionet në gjuhen gjermanisht të radio Tiranës mbi zhvillimet e shkaqet e vërteta të ngjarjeve në Kosovë dhe për këto solidarizohemi dhe përkrahim qëndrimet e drejta të PPSH të udhëhequr nga marksisti Enver Hoxha. Na kanë kërkuar, e kanë marre më vehtë, materialet tona, bile disa edhe në disa kopje për tua dhënë të njohurve që nuk pasur mundësi të vinë në ambasade. Personave që u kemi dërguar materialet, në baze të adresave që disponojmë, nga vizitat e Takimet që kemi bërë për të vjele jehonën e Mendimet e tyre rreth qëndrimeve tona, na kanë thënë se “i kemi studiuar më vëmendje materialet e pajtohemi plotësisht më qëndrimin e drejtë e parimor, Stalinist, të Partisë e Qeverisë se Shqipërisë socialistë edhe për këtë problem”, në të njëjtën kohe këta kanë dënuar qëndrimin e revizionistëve të Gjermanisë lindore që ka heshtur dhe këtë heshtje e kanë vlerësuar si një përkrahje ndaj titistëve të Beogradit.

Nga vetë vendasit kemi mësuar se shumë njerëz në RDGJ rregullisht dëgjojnë emisionet në gjermanisht të radio Tiranës. Për këtë qëllim pozitivisht ka influencuar botimi i valëve dhe orëve të transmetimit sipas gjuhëve, në revistën Shqipëria e Re. Mendojmë që herë mbas herë, ose të paktën një herë në vit të ribotohen këto të dhëna ose edhe kur do të ketë ndryshim në valët apo orët e transmetimit të Radio Tiranës në gjuhet e huaja.

Të gjitha materialet që kemi marre, për ngjarjet në Kosovë, i kemi shpërndarë gjerësisht edhe në vendasit. Deri më sot nuk kemi pasur ndonjë reagim aga autoritetet e vendit. Nga verifikimet që kemi bërë rezulton se këto kanë mbërritur në destinacion dhe nuk janë penguar nga censura.

Kemi konstatuar gjithashtu, se qysh nga Prilli, që koençidon edhe më ngjarjet në Kosovë, ambasada jonë ruhet nga dy police dhe shpesh rojet tek porta inspektohen nga oficere të policisë të cilët qëndrojnë edhe gjatë. Po ashtu edhe lëvizjet tona në qytet apo kur dalim në rrethe ndiqen më hapur. Por vizitoret, si vendasit ashtu dhe kosovaret nuk janë penguar për të hyre në ambasade, ashtu si edhe më parë.

Nga bisedat më persona zyrtar vendas kemi mësuar gjithashtu se për ngjarjet dhe zhvillimet në Kosovë nuk është folur në mbledhjet e Partisë apo në mbledhje të ndryshme. Është folur dhe janë informuar vetëm ata persona zyrtare të cilët kanë lidhje, ose shkojnë apo takohen këtu më jugosllavët për çështje punë. Në këto mbledhje ngjarjet në Kosovë janë vlerësuar si probleme të brendshme, nacional dhe shoqërore-ekonomike, të Jugosllavisë dhe janë porositur që të mos shfaqin ndonjë mendim për to.

Kosovaret që punojnë në Berlinin perëndimor kanë ardhur shpesh në ambasadën tonë. Në kufi këta, më përjashtim të ndonjë rasti të veçantë, nuk kanë pasur vështirësi apo pengese nga autoritetet kufitare gjermano-lindore, megjithëse dinin që vinin në ambasadën tonë. Po ashtu kur kanë kaluar kufirin për në Berlinin perëndimor, megjithëse kanë pasur më vete materialet tona, bile në disa raste edhe në disa kopje, organet kufitare të RDGJ nuk u kanë sjell asnjë pengese. Vetë kosovaret na kanë thënë se në kufi i kanë parë materialet bile disa i kanë lexuar më vëmendje dhe u janë shprehur “mirë, materiale të forta”, kanë qeshur dhe u kanë dhënë përsëri. Po ashtu nga vetë Kosovaret na është thënë se në kufi janë pyetur nga organet kufitare të RDGJ se ku do shkojnë, disa u kanë thënë se do venë në ambasadën Shqiptarë dhe në këtë rast nuk u është sjelle asnjë pengesë. Sigurisht mundet të jenë edhe pyetje provokative ose edhe për të mësuar lëvizjet e tyre. Në për këto raste më takt ju kemi thënë kosovareve që të jenë më të kujdesshëm në këtë drejtim se prapa organeve të RDGJ mundet të jetë edhe zbulimi jugosllav. Por deri më sot nuk ka ndodhur ndonjë veprim i pamatur nga ana e tyre se të gjithë ata që vinë na janë dukur njerëz të pjekur dhe më qëndrime të qarta.

Ndërsa vendasit, më gjithë se nuk ndalohen nga polici për të hyre në ambasadën tonë, por kemi mësuar se këta mbasi kanë dal nga ambasada, në forma të ndryshme, janë ndaluar nga organet policore të cilët janë menduar të mësojnë gjeneralitet e tyre dhe adresat e banimit dhe të vendit të punës. Si rregull, në RDGJ, është që shtetasit gjermano-lindor e sidomos ata në postë zyrtare duhet që para se të vinë në ambasadën tonë duhet të njoftojnë e të marrin aprovim nga përgjegjësi i kuadrit të qendrës se tyre të punës.

Gjatë kësaj periudhë kemi konstatuar se shtypi i vendit ka shkruar rregullisht për Jugosllavinë, duke venë në dukje “përparimet në fushat e ndryshme si në bujqësi, industri, transport dhe më shumë mbi forcimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve. Pothuajse të gjitha shkrimet e botuara janë shkruar nga korrespondenti gjermano lindor që është i akredituar në Beograd. Për Kosovën në veçanti nuk ka pasur shkrime.

Radio e Gjermanisë lindore transmeton rregullisht muzikë nga të gjitha republikat jugosllave, deri më sot nuk kemi dëgjuar asnjë muzikë Shqiptarë nga Kosova. Televizori vazhdimisht ka transmetuar filma jugosllave si më subjekt nga lufta e dytë botërore ashtu dhe për problemet shoqërore etj. I gjithë ky aktivitetet zhvillohet edhe në baze të marrëveshjes kulturale që ekziston midis dy vendeve.

Për krizën ekonomike e politike e problemet nacionale shtypi i RDGJ nuk ka shkruar asgjë; shkruan vetëm se tregtia e Jashtme e Jugosllavisë më vendet kapitalistë ka rënie dhe tregtia më vendet e KNËR-it po rritët më ritme të shpejta, etj. Ndërsa i gjithë shtypi botëror shkruan për rritjen e çmimeve, inflacionin dhe papunësinë në Jugosllavi, rezulton se shtypi i RDGJ gjendjen mundohet ta paraqes si të shëndoshë.

Në pritje të ndryshme kemi vërejtur se autoritetet e vendit më ambasadorin Jugosllav sillen në mënyrë “shumë të përzemërt” gjë që ka renë në sy edhe në diplomatët e vendeve të ndryshme. Po ashtu, në muajin Qershor, ambasadori Jugosllav u prit në KQ të PSB nga anëtari i byrosë politike dhe sekretari i KQ, Herman Aksen. Kjo ndodhi për herë të parë qysh prej 4 vjetësh. Ky takim u dha më të madhe në shtyp dhe u deklarua se “kjo i shërbeu masave për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Partive dhe Qeverive të të dy vendeve”

Po gjatë kësaj periudhë midis RD Gjermanë dhe Jugosllavisë u përfundua marrëveshja ekonomike më afat të gjatë që parashikon një rritje prej më se 50%.

Këto ishin disa Mendime lidhur më qëndrimin e RD Gjermanë si ndaj vendit tonë ashtu dhe Jugosllavisë.

Si konkluzion nxjerrim se edhe në këtë rast RD Gjermanë e tregoj edhe një herë hapur qëndrimin e saj armiqësor ndaj vendit tonë.

Berlin, më 28 gusht 1981   Dhimitër Karanxha

Nr. 61

Informacion. Mbi qëndrimin Vietnamez ndaj ngjarjeve në Kosovë.

Hanoi, më 28 gusht 1981

Sipas porosive të Ministrisë, materialet për ngjarjet në Kosovë i kemi studiuar më kujdes, i kemi bërë objekt bisedash në të gjitha Takimet dhe aktivitetet diplomatike më vendas dhe të huaj. Artikujt e shtypit tonë, megjithëse në shumë raste na kanë ardhur më vonëse, i kemi shpërndarë në kohe. Ato kanë ngjallur mjaft interes tek diplomatët e huaj, të cilët në çdo rast janë interesuar për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë dhe kanë shprehur simpatinë e tyre më kërkesat e drejta të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera të Jugosllavisë.

Qëndrimi i palës vietnamezë për këto ngjarje ka qenë negativ. Ata janë përpjekur të mbajnë heshtje, por herë pas herë në buletinet e tyre për përdorim të brendshëm kanë dhenë njoftime të agjencive të huaja më burim nga Beogradi. Pothuajse asnjë herë nuk u janë referuar lajmeve të shtypit tonë, ndërsa për artikujt tanë rreth këtyre ngjarjeve kanë mbajtur heshtje të plotë. Gazeta kryesore e vendit “Nhan dan” ka dhen gjithsejtë vetëm një njoftim më tre radhe dhe ky më burim nga Beogradi.

Në raste aktivitetesh diplomatike, ku kanë asistuar personalitete vendas, kemi sjell bisedën rreth ngjarjeve në Kosovë më Zv/Ministra të jashtëm apo funksionare të tjerë të Ministrisë se Jashtme, por qëndrimi i tyre ka qenë heshtja. Ata dëgjonin pa u prononcuar dhe kur u paraqitej rasti i parë kalonin në biseda të tjera.

Në një takim punë në Ministrinë e Jashtme, në kohen kur ishte vala më e egër e shtypjes ndaj popullsisë shqiptarë në Kosovë, Drejtori i Drejtorisë Evropa e Parë nuk mundi ta kalonte në heshtje ketë ngjarje dhe më pyeti se si zhvillohen situatat në Kosovë. Mbasi i fola për zhvillimin e ngjarjeve i shpreha keqardhjen që në shtypin vietnamez nuk u tha asgjë për këto ngjarje, përveç një lajmi prej tre rreshtash më burim nga Beogradi. Drejtori, duke dashur të justifikohej më tha se gazeta “Nhan dan” është e vogël, se ajo ka vetëm katër faqe, prandaj nuk ka pasur vend për të shkruar për ngjarjet në Kosovë.

I thash se edhe gazeta jonë Zëri i Popullit nuk ka më shumë se katër faqe, por në të ka pasur gjithnjë vend për të mbështetur luftën e drejtë të popullit vietnamez qoftë kundër imperializmit amerikan, qoftë kundër socialimperializmit të ri kinez dhe gjithnjë do të ketë vend për të mbështetur luftërat e drejta të popujve.

I zënë ngushtë ai tha se do bisedojmë më shtypin për të pasqyruar ngjarjet në Kosovë, por natyrisht këtë nuk e vendostë drejtori. Kjo ishte e vendosur nga vetë udhëheqja e partisë, e cila nuk mund të mbante qëndrime të ndryshme nga ato të vendeve revizionistë të Evropës Lindore.

Edhe në raste të tjera vietnamezët kanë bërë ndonjë pyetje sa për të kaluar radhën, “si është gjendja në Kosovë” dhe mbas shpjegimeve tona kanë mbajtur heshtje.

Pjesën më të madhe të artikujve të Zërit të Popullit për ngjarjet në Kosovë, Ministria e Jashtme e Vietnamit nuk ka lejuar të shpërndahen në vendas. Si justifikim kanë nxjerre faktin se “është e ndaluar të shpërndahen materiale që atakojnë një vend tjetër, më të cilin Vietnami ka marrëdhënie miqësore”, “se edhe Ambasadën jugosllave në Hanoi nuk e kanë lejuar të shpërndajë materialet e saj kundër Shqipërisë”.

Në u kemi thënë vietnamezëve se nuk kemi për qëllim të bëjmë propagande tek vendasit për çështjen e Kosovës. Materialet tona si numër janë shumë të kufizuara dhe se kishim ndërmend t’ua dërgonim disa personaliteteve të interesuar për ngjarjet ndërkombëtare dhe në disa organe shtypi si materiale informimi, për të sqaruar zhvillimin e situatës në Kosovë, për të bërë të njohur gjithashtu qëndrimet e RPS të Shqipërisë për këto ngjarje. U kemi thënë gjithashtu se lejoni Ambasadën jugosllave të shpërndajë materialet e saj ose jo, kjo është punë e juaj. Publiku shqiptar është njohur më ato që kanë shkruar jugosllavët ndaj vendit tonë.

Si shpjegohet ky qëndrim vietnamez?

Dihet se asnjë herë marrëdhëniet e Vietnamit më Jugosllavinë nuk kanë qenë të ngrohta. Për më tepër tani kur Jugosllavia mban qëndrime prokineze për çështjen e Kamboxhias, vet shtypi vietnamez ka shkruar disa herë dhe ka dënuar këto qëndrime jugosllave, e ka quajtur Beogradin altoparlant të Pekinit, ka shkruar se fletushka “Politika” e Beogradit nuk është veçse një zëdhënëse e ngathtë e Pekinit etj.

Mendojmë se arsyet janë dy:

Se pari, vietnamezët kanë mbajtur të njëjtin qëndrim të vendeve të tjera revizionistë. Qëndrimi vietnamez, ashtu si edhe për probleme të tjera ndërkombëtare nuk del jashtë kuadrit të qëndrimeve sovjetike. Veç kësaj, në artikujt tanë është dënuar hapur bashkëpunimi ruso-serbo madh. Në Vietnam nuk mund të shpërndahet asnjë material që dënon sado pak qëndrimet dhe politiken sovjetike, sepse është e njëlloj sikur të dënosh qëndrimet vietnamezë, të cilat nuk kanë aspak ndryshim nga ato të Moskës.

Se dyti: Vietnamezët dënojnë jugosllavët për qëndrimet e tyre prokineze për çështjen e Kamboxhias, por do ishin gati të bashkëpunonin më ta në të gjitha fushat sikur Beogradi të jepte shenjën e parë për një bashkëpunim të tillë. Prandaj vietnamezët detyrohen të shkruajnë për hallet e veta, por nuk duan aspak të krijohen “vështirësi” në marrëdhëniet midis tyre e jugosllavëve për çështje të tjera, sado të drejta e parimore qofshin ato. Dihet tanimë që në qëndrimet vietnamezë për çështjet e ndryshme nuk kanë rëndësi parimet por interesat e ngushta nacionale, prandaj si revizionistë që janë edhe për çështjen e Kosovës nuk mund të mbanin qëndrim tjetër.

Punoi, Maxhun Peka, Hanoi, gusht 1981.

Nr. 62

Informacion. Mbi qëndrimin e RS të Vietnamit për ngjarjet në Kosovë

Nga të dhënat e ambasadës sonë në Hanoi, si dhe nga ndjekja e shtypit vietnamez e kontaktet më diplomatët vietnamezë në Tiranë e në vende të tjera, rezulton se qëndrimi zyrtar i vietnamezëve për ngjarjet në Kosovë ka qenë negativ dhe aspak “miqësor”, siç duan të tregohen ata gjoja ndaj vendit tonë.

Duke botuar më 8 prill në gazetën “Nian Zan” një lajm shumë të shkurtër për ngjarjet në Kosovë, vietnamezët deshën të tregoheshin të rezervuar dhe “të paanshëm” për këtë problem, por qëndrimi i tyre i vërtetë doli nga lajmet që dhanë në buletinin e brendshëm më burim nga Beogradi, ku ngjarjet interpretoheshin sipas të dhënave të revizionistëve jugosllave. Po kështu më 13 prill buletini i lartpërmendur botoi dy lajme të tjera të mara nga AFP-ja më burim nga Beogradi e Vjena, të cilët i interpretonin ngjarjet në Kosovë sipas Tanjugut.

Jo vetëm kaq, por revizionistët vietnamezë duket se po përpiqen të përfitojnë nga ky rast për të përmirësuar më tej marrëdhëniet më Jugosllavinë, duke mbajtur qëndrim në favor të Beogradit. Kështu siç dihet, qysh para shpërthimit të demonstratave në Kosovë, midis shtypit vietnamez dhe atij jugosllav kish filluar një polemike lidhur më problemin kamboxhian, e cila herë behej më e ashpër dhe herë binte pak. Por më gjithë përpjekjet që benë sidomos vietnamezët për ta ndalur atë dhe Me gjithë kërkesën që beri ministri i jashtëm vietnamez Nguyen Ko Thac për ndalimin e saj dhe përmirësimin e marrëdhënieve gjatë vizitës se tij në Beograd në tëtorin e vitit të kaluar, revizionistët jugosllave, duke u nisur nga pozitat e predikuesit të pagabueshëm, në fakt nuk e ndalen atë.

Mbas ngjarjeve në Kosovë, siç ka informuar shokët tanë i ngarkuari më punë i Vietnamit në Beograd, rreth datës 20 prill, jugosllavët e thirren atë në Sekretariatin e jashtëm dhe mbasi e informuan për ngjarjet në Kosovë, i kërkuan përkrahjen për qëndrimin e tyre dhe i propozuan në të njëjtën kohe ndalimin e polemikes në shtyp për problemin kamboxhian.

Faktet tregojnë se mbas kësaj datë vietnamezët jo vetëm që e kanë ndaluar polemiken në shtyp, ashtu si dhe jugosllavët, por në përgjithësi kanë mbajtur një qëndrim akoma më të keq për ngjarjet në Kosovë. Kështu më 26 prill, kur ambasadori ynë takoi drejtorinë përkatës në MPJ të Vietnamit dhe mbasi e informoi për këto ngjarje, i kërkoi përkrahjen e tyre, drejtori vetëm shprehu shpresën për zgjidhjen e drejtë të këtyre problemeve nga jugosllavët dhe u justifikua se nuk mund të shkruanin në shtypin e tyre nga materialet tona për këto ngjarje mbasi “gazetat i kanë vetëm më 4 faqe dhe nuk ka vend të mjaftueshëm”.

Më rast i është folur edhe ambasadorit vietnamez në Tiranë për ngjarjet në Kosovë, por ai nuk është prononcuar, vetëm ka thënë se ashtu siç thuhet në artikujt e shtypit tonë, dëshira e tyre është që të ruhen marrëdhëniet e fqinjësisë se mirë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Megjithëse mjaft diplomatë vietnamez në vende të ndryshme të botës kanë folur më simpati për popullin e Kosovës, kanë përkrahur kërkesat e tyre dhe qëndrimin tonë dhe kanë dënuar masat brutale të autoriteteve jugosllave për shtypjen e demonstruesve, këto nuk janë qëndrimet e tyre zyrtare, por shprehje e ndjenjave të simpatisë që ushqen populli vietnamez për popullin dhe vendin tonë.

Qëndrimi i vietnamezëve u duk sidomos lidhur më artikujt tanë për demonstratat në Kosovë, të cilët megjithëse ju dërguan zyrtarisht agjencive vietnamezë VNA, prej tyre nuk u botua asnjë fjale. Përkundrazi, dega e shtypit e MPJ të Vietnamit i kërkoi zyrtarisht ambasadës sonë që të mos e shpërndante në vendasit artikullin e 23 prillit, “mbasi në të atakohen vende miq më Vietnamin” (është fjala për Bashkimin Sovjetik). Krahas kësaj, pikërisht në kohen e ngjarjeve në Kosovë (më 5 maj 1981) drejtoria e shtypit të MPJ të Vietnamit i ndaloi ambasadës sonë shpërndarjen e disa revistave dhe të buletineve të ATSH-se dhe duket se vietnamezët ja kanë bllokuar ambasadës materialet e shtypit të kohëve të fundit që bëjnë fjale për Kosovën, të dërguara nga qendra, mbasi ambasada ka njoftuar se nuk i ka marre ato.

Konstatohet se edhe më vonë, vietnamezët në shtypin e tyre në përgjithësi kanë qëndruar në pozitat e mëparshme për këtë problem. Kështu më 25 maj VNA në buletinin e saj të brendshëm botoi lajmin mbi notën e protestës të jugosllavëve për shpërthimin në ambasadën e tyre në Tiranë. Këtë lajm ajo më poshtë mundohet ta maskoje si të “paanshëm” duke shtuar se MPJ e Shqipërisë e ka hedhur poshtë përgjegjësinë e Shqipërisë për shpërthimet dhe ka bërë të qartë se ka vetëm dëme të vogla.

Nga sa u tha del se revizionistët vietnamez, Me gjithë disa kontradikta që kanë ata jugosllave, të nisur nga interesat e tyre shovinistë dhe ekspansionistë ndaj Kamboxhias, për të siguruar një qëndrim më të favorshëm të jugosllavëve për politiken e tyre në Indokinë dhe duke i shërbyer politikes që ndjekin krerët e Kremlinit ndaj Jugosllavisë, lidhur më ngjarjet në Kosovë mbajtën një qëndrim në përkrahje të klikës titistë dhe në kundërshtim më qëndrimin tonë e më interesat e popullit të Kosovës. Kjo duhet të kihet parasysh në marrëdhëniet tona më Vietnamin dhe më rast, pa hequr dore nga pozita jonë parimore për të përkrahur luftën e drejtë të popullit vietnamez për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë nga imperialistët amerikanë, socialimperialistët kinez etj, tu vihet në dukje ky qëndrim i tyre, që është në kundërshtim më qëndrimin tonë.

Sotir Naci

Nr. 63

Informacion. Mbi shtypin Italian rreth ngjarjeve në Kosovë.

Romë, më 1 shtator 1981

Shpërthimi i revoltave si dhe zhvillimi i të gjitha ngjarjeve mëvonshme në lidhje më to gjetën mjaft vend në shtypin italian. U shkruan artikuj e njoftime të shumta si në gazetat e revistat kryesore e më të vogla, po ashtu edhe nga shtypi lokal, qysh nga fillimi i tyre në muajin mars e që vazhdojnë edhe tani. Artikuj e njoftime të tilla janë shkruar mbi dyqind e pesëdhjetë: artikuj objektive rreth 50; artikuj pozitive 7; negative 13; artikuj që citojnë materialet e qëndrimet tona 17; ato që citojnë burimet e Beogradit 45, si dhe njoftime të thjeshta mbi 130.

Sipas momenteve të caktuara edhe trajtimi i problemeve dhe qëndrimi i shtypit ka patur karakteristikat e veta. Siç shikohet edhe nga shifrat e mësipërme, numrin më të madh e zënë njoftimet e thjeshta pa ndonjë koment, mandej artikujt objektive, ku shprehen shkaqet e lindjes se këtyre revoltave; ka patur artikuj që i kanë konsideruar të drejta e më vend qëndrimet e vendit tonë, si dhe artikuj negative, të cilët ose u bëjnë jehonë propagandës se shfrenuar e shpifjeve të Beogradit, ose në mënyrë të shtrembër e tendencioze përpiqen të justifikojnë brutalitetin e jugosllavëve në veprimet e tyre armiqësore kundër popullsisë se Kosovës.

Pra, duke u nisur nga intensiteti dhe karakteri i shkrimeve e njoftimeve, dallojmë tre faza: Në fazën e parë që përfshin artikuj e njoftime qysh nga fillimi i revoltave dhe deri në marrjen e qëndrimit nga Qeveria jonë, shtypi merret më:

– përshkrimin e incidenteve të para, pa bërë komente si dhe citime të akuzave të udhëheqësve jugosllave, Serbë e kosovare të cilët cilësojnë këtë lëvizje si irredentistë, separatistë, antiqeveritare, destabilizuese për federatën etj.

– vënien në dukje të gjendjes se rende ekonomike të krahinës se Kosovës duke e krahasuar prapambetjen e saj të theksuar më republikat e tjera më të zhvilluara të Jugosllavisë, jo vetëm në aspektin ekonomik, por në të gjitha aspektet; rritjen e pakënaqësisë se masave si rezultat i kësaj prapambetje e diskriminimi, etj. Në këta artikuj të parë mbizotëron mendimi se zanafilla e revoltës qëndron në kushte të renda ekonomike e në pakënaqësinë e masave, gjë që shprehet qartë nëpërmjet shifrave të ndryshme që jepen, si të ardhurat për frymë, papunësia, numri i të emigruarve ekonomike, etj;

– analizë e krizës ekonomike, politike që ka mbërthyer Jugosllavinë në tërësi, dështimet e politikes se Titos, kontradiktat e thella që brejnë sot Jugosllavinë, etj.;

– supozime aty-këtu mbi nxitësit e jashtëm të kësaj revoltë, si grupe irredentistë në Evropën Perëndimore e SHBA, ndërhyrje nga BRSS, Libisë etj. Përgjithësisht mbizotëron ideja se Shqipëria nuk ka gisht në këto revolta, sipas tyre, për dy arsye:

  1. a) – destabilizimi i Jugosllavisë nuk është në interes të Shqipërisë, mbasi një invadim i Jugosllavisë nga BRSS do beje që kjo e fundit në kufijtë e Shqipërisë e si rezultat do të vinte në rrezik pavarësinë e Shqipërisë;

  1. b) – bashkimi i Kosovës më Shqipërinë nuk është në interes të kosovareve për shkak, gjoja, të mungesës se lirisë e praktikumit të ritëve fetare në Shqipëri, ndryshimit të theksuar midis kulturave e arsimit të të dy vendeve etj., duke paraqitur ato të RPS të Shqipërisë shumë më të prapambetura se të Kosovës.

Artikujt e njoftimet e fazës se dytë, që fillon më marrjen e pozicionit tonë, janë mjaft intensive. Në muajin maj predominoi teza jugosllave në formën e lajmeve të paanshme. Marrja e qëndrimit dhe bërja e njohur nga në e këtij qëndrimi krijoi një situatë të re, jo aq shumë për Shqipërinë se sa për Qeverinë italianë. Këtu u përcaktua edhe qëndrimi që do të mbante Qeveria italianë në lidhje më problemin e Kosovës – ai i mosndërhyrje në këtë çështje. Por simpatia e Qeverisë italianë për Jugosllavinë e politiken e saj është e njohur. Ky qëndrim i Qeverisë italianë u reflektua edhe në shtyp, ku në këtë kohe ka një numër të madh lajmesh të bazuara në artikujt jugosllave dhe në ata tanët.

Në muajin maj në të cilin është shkruar edhe numri më i madh i artikujve e njoftimeve spikatin dy momente kryesore: Në momentin e parë shikojmë nga njëra anë shqetësimin e Italisë për rrezikun që kërcënon stabilizimin në Jugosllavi dhe nga ana tjetër mendimin se ngjarjet e Kosovës burimin e tyre e kanë në gjendjen e keqë ekonomike të krahinës.

Në momentin e dytë vihet re një kufizim relativ i njoftimeve vetëm nga burimet e Beogradit dhe dhënia e njoftimeve, ndonëse jo në atë mase, por më të kufizuar, të qëndrimeve tona nga burimet e Tiranës.

Pikërisht në këtë faze kemi edhe artikujt më të këqij dhe më të mirë. E mare në mënyrë të përgjithshme kjo ruan ekuilibrin që kërkon të mbaje Qeveria italianë në marrëdhëniet e saj më Jugosllavinë dhe më Shqipërinë.

Artikujt negative janë shpesh vepër e propagandës intensive të shovinistëve serb që kanë shfrytëzuar në maksimum korrespondentët e jashtëm të gazetave italianë, miqësitë që kanë më udhëheqës partish politike si dhe ftesat e disa gazetareve, njërin prej të cilëve, Frane Barbierin e gazetës se Torinos “La Stampa”, e çuan edhe në Kosovë.

Në këtë kohe janë shkruar edhe disa artikuj pozitive që dënojnë qëndrimet e jugosllavëve, tregojnë kalbëzimin e shoqërisë jugosllave, hedhin poshtë shpifjet e ndryshme për nxitje të revoltave nga ana e RPS të Shqipërisë, etj. P.sh. Botimi në revistën “Espresso” i artikullit të vetëm nga një dëshmitar në zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë, Demetrio Dalifera, si dhe i dy artikujve të tjerë të tij në gazetën “II Manifesto” ku flet për reprezaljet çnjerëzore të Serbëve ndaj të arrestuarve që morën pjese në manifestime; artikullin e shkruar në revistën “Panorama” e në gazetën “Messaggero” si përgjigje të artikujve negative botuar më parë nga revista “Panorama”, etj.

Në fazën e tret vihet re një kufizim i dukshëm në shtypin italian rreth ngjarjeve në Kosovë, ndonëse aty-këtu nuk mungojnë artikuj kundër nesh.

Në këtë faze mbizotërojnë artikuj e lajme të karakterit thjesht informues, si ndihmat që po i jepen Jugosllavisë nga kapitali ndërkombëtar e nga ai vetë italian, për ta nxjerr sadopak nga gjendja e keqe në të cilën ndodhet. Gjithashtu bëhet fjale për masat e ndryshme që po merren në Kosovë: gjykimet dhe dhënia e dënimeve të akuzuarve për organizimin e revoltave e pjesëmarrësve në to, për spastrimet që po kryhen në radhët e Lidhjes Komunistë në Krahinën e Kosovës e në institucionet e ndryshme, etj.

Nga ana jonë është punuar në mënyrë të organizuar e më mobilizim për të përhapur pikëpamjen tonë, në radhe të parë duke shpërndarë artikujt tanë pa vonese, në italisht apo gjuhe tjetër, në redaksitë e gazetave e revistave qendrore si dhe në ato lokale, në sektorë të ndryshëm të Ministrisë se Punëve të Jashtme, në trupin diplomatik, në miq e të njohur, etj.

Në mënyrë të organizuar është punuar edhe për paralizimin e propagandës jugosllave kufizimin e shkrimeve negative ndaj vendit tonë. Efekt kanë pasur në këtë drejtim disa Takime më kryeredaktore e drejtore përgjegjës të sh. Piro si dhe përcjellja këtyre e materialeve mbi Kosovën më letër personale edhe nga shoke të tjerë, gjë që ka bërë të kufizohen shumë artikujt negative, sidomos në gazetën “La Stampa” e “L’Umanita” të cilat u shquan për artikuj negative ndaj vendit tonë. Në të njëjtën mënyrë po veprohet edhe tani më shpërndarjen e broshurës më artikujt mbi Kosovën.

Nga analizat e herëpashershme që i është bërë punës sonë për propagandimin e materialeve tona në lidhje më ngjarjet e Kosovës dhe për perspektiven janë ven në dukje dobësitë tona në këtë fushe si dhe janë shtruar detyra konkretë si, njohje më të shumta më gazetare e miq më potence, gjetje formash të reja për shpërndarjen e materialeve dhe vjeljen e opinionit, furnizim më i plotë i shtypit lokal, etj.

Vladimir Pulaj

Nr. 64

Relacion

Mbi qëndrimin e revizionistëve hungarezë ndaj ngjarjeve në Kosovë e vendit tonë, si dhe ndikimi i këtyre ndodhive në marrëdhëniet midis

Hungarisë e Shqipërisë.

Budapest, më 9 shtator 1981

Grumbulluam të gjitha të dhënat e siguruara nga burimet tona vendase, diplomatike, si dhe ato të pasqyruara në shtypin e Mjetet e tjera të propagandës revizionistë hungarezë lidhur më ngjarjet në Kosovë, qëndrimin zyrtar ndaj këtyre e vendit tonë, Mendimet e shprehura për këto çështje nga vendas të kategorive të ndryshme, i analizuam këto lidhur ngushtë edhe më marrëdhëniet e Hungarisë më vendin tonë nga muaji mars e në vijim dhe arritëm në këto Mendime:

  1. Konkluzioni i përgjithshëm është se, qëndrimi zyrtar mbi ndodhitë në Kosovë, ndaj reagimit të menjëhershëm të vendit tonë në përkrahje të demonstruesve, të kërkesave të drejta e të ligjshme të tyre, si dhe evoluimit të ngjarjeve nga dita në ditë në Kosovë, ka qenë e mbetët si gjithnjë armiqësor.

Revizionistët hungarezë, fillimisht, ashtu si edhe padroni i tyre heshtën. Mandej kur panë se për to po flitej kudo në shtypin botëror, edhe nga njerëz të kategorive të ndryshme në Hungari, u mjaftuan më njoftime të shkurtra, pa asnjë koment, por duke evidentuar të dhënat vetëm të Tanjugut dhe asgjë nga shtypi i vendit tonë. Kështu gazetat qendrore, ato lokale, radio-televizioni hungarez u benë ritransmetues e zëdhënës të lajmeve të Beogradit, disa shkrime u motivuan sipas të dhënave të korrespodentit në Beograd. Më vonë kur panë rritjen e interesimit të masave brenda vendit për të mësuar më shumë për shkaqet e demonstratave, për qëndrimin e Shqipërisë, kur punonjës të thjeshtë, apo studentë filluan të pyesin e të kërkojnë më shumë shpjegime, pra nga presioni nga poshtë, u detyruan të thonë se, të dhënave që japin jugosllavët po u kundërvihet propaganda shqiptarë nëpërmjet disa artikujve të botuar në “Zëri i Popullit”, por duke mos dhenë asnjëherë hollësi për përmbajtjen e tyre. Kështu më 31 maj shtypi këtu mbasi flet për demonstratat e përsëritura, sigurisht sipas burimeve jugosllave nënvizon se: “para disa ditësh doli artikulli i Shqipërisë në “Zëri i Popullit”, i cili përveç antisllavizmit theksonte për statusin e republikës. Radio Prishtina menjëherë reagoi për ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë” dhe më poshtë vazhdoi: “Sipas Tiranës në ngjarjet e fundit të Kosovës humben jetën qindra vetë, ndërsa jugosllavët thonë 9 të vdekur e 202 të plagosur” (Magyarorszag 31 maj).

  1. Tëre mjetet e propagandës këtu vënë në dukje gjoja sikur donin t’i paraqisnin ngjarjet në Kosovë si çështje të brendshme të Jugosllavisë dhe se për këtë nuk duhet ndërhyrë në punët e brendshme të saj, edhe shprehjet e propagandës se Beogradit si irredentistë, nacionalistë etj, i vunë në thonjëza, por më gjithë atë qëndrimi zyrtar i revizionistëve hungarezë ka qenë e është në përkrahje të udhëheqjes revizionistë jugosllave. Një argument i mirë për këtë është evidentimi kudo në tëre Mjetet e propagandës i gjithçkaje të propaganduar nga Beogradi për ngjarjet në Kosovë, akuzat fallco të tyre kundër Shqipërisë. Edhe kur të detyruar njoftuan për botimin e artikujve tanë, çdo gjë jepej në thonjëza e sakatuar, siç dëshironin dhe u interesonte atyre, duke mashtruar popullin hungarez dhe fshehur të vërtetën atij mbi shkaqet e ndodhive të përsëritura në Kosovë e gjetke. Për tu theksuar është edhe ana tjetër që çdo gjë të shkruar nga jugosllavët kundër vendit tonë pavarësisht nga vënia në thonjëza, është evidentuar rregullisht nga shtypi revizionist hungarez.

  1. Udhëheqësit revizionistë hungarez edhe gjatë periudhës mars e në vijim po zbatojnë mirë porositë e Moskës për të qëndruar afër Jugosllavisë. Vizita e Moisovit këtu gjatë periudhës në fjale nga udhëheqja hungarezë ishte një përkrahje që i behej udhëheqjes jugosllave të çoroditur. Për tu theksuar këto muaj është edhe intensifikimi i kontakteve dhe marrëdhënieve midis Hungarisë e Jugosllavisë në fushën ekonomike e bashkëpunimi tekniko-shkencor, në drejtim të bashkëpunimit edhe në fushën ushtarake, të këmbimit të dendur të vizitave të delegacioneve në rruge partie, shtetërore, ushtarake të rangjeve të ndryshme, për të cilat nuk po ndalemi këtu, mbasi do të bëjmë fjale në një material të veçantë që do të përgatitim në muajin shtator lidhur më marrëdhëniet e Hungarisë më Jugosllavinë. Për të nënvizuar është edhe fakti që funksionare të MPJ këtu gjatë pritjeve e aktiviteteve të tjera në trupin diplomatik midis të tjerash thonë se, duke qenë fqinj më Jugosllavinë vlerësojnë marrëdhëniet më Jugosllavinë, se për këtë ka një kuptim më të mirë edhe nga jugosllavët, prandaj, hungarezët po bëjnë çmos që marrëdhëniet midis dy vendeve të tyre ti zhvillojnë më tej në të gjitha drejtimet. Kjo u evidencua edhe gjatë bisedimeve midis Kadarit e Moisovit, si dhe delegacioneve të mëvonshme që kanë vizituar Hungarinë. Kanë tërhequr vëmendjen e diplomatëve sidomos lidhjet në fushën ushtarake, shkëmbimet e delegacioneve ushtarake të rangjeve të larta dhe deri në grupet e punës për përvojë dhe për të parë mundësitë konkretë ku mund të bashkëpunohet më mirë.

  1. Nga pala hungarezë edhe në marrëdhëniet ekonomike më në gjatë periudhës se ngjarjeve në Kosovë u përdoren taktikat e njohura. Fillimisht për të provuar pulsin tonë shfaqen gatishmëri të madhe më fjale dhe nuk munguan rastet për të pohuar se janë gati për të zgjeruar marrëdhëniet ekonomike më në, sigurisht më shprese se, në ato mallra që do të hezitonte e nuk do të na i jepte Jugosllavia do ti blinim më tepër në Hungari.

Në Takimet e zhvilluara në MTJ këtu gjatë prillit e qershorit ai që drejton direkt tregtinë më vendin tonë, duke u sjelle korrekt nga ana e Jashtme më fjale ju tha shokëve të tregtisë që do të jetë në dispozicionin tonë për të studiuar e shikuar kërkesat tona për periudhën e ardhshme. Më fjale të tilla na kanë folur gjatë pritjeve të ndryshme edhe funksionare të tjerë nga MTJ përfshi e zëvendës ministrin që ndjekin vendin tonë.

Kur revizionistët hungarezë panë qëndrimin tonë të pa ndryshuar ndaj vendeve revizionistë, përfshi edhe Hungarinë, atëherë vazhduan si më parë, më premtime, por në praktike qendruan në vend, duke penguar mos zbatimin e protokollit të nënshkruar më 1981 dhe zvarritur kontraktimet e livrimin e mallrave, sidomos të atyre që e dinin që në kishim nevoje më shumë, si filli akrilik etj. Ose kur në patëm nevoja të ngutshme për kamionët hungarezë për eksportimin e domateve, kur kishin mësuar për pengesat e krijuara nga jugosllavët, na i dhanë ato më vonese. Po ashtu kur ju kërkuam dhjamë e shtesë në vajin ushqimor na i prenë shkurt në MTJ që mbi kontingjentin e caktuar asgjë nuk do të na japin. Livrimet e mallrave vazhdojnë ti zvarritin më plot justifikime boshe, kështu që ato edhe këtë vit kanë ecur e po ecin shumë ngadalë, si vitin e kaluar më gjithë fjalët e mira të thëna në këtë drejtim se, nuk do të ndodhtë ajo që ngjau vjet etj.

  1. Për tu theksuar është se, gjatë kësaj periudhë në shtypin qendror e lokal këtu në shkrimet për vendin tonë ndonëse kanë dhënë e disa shifra lidhur më vendin tonë, realizimet e arritura në industri e bujqësi si pesëvjeçar, në fakt ato kanë qenë shkrime më tepër të përgjithshme e të trajtuara sipas interesit të tyre duke evidentuar vetëm se shqiptarët përballuan vështirësitë kineze, duke u lidhur më Perëndimin e vendet asnjanëse dhe shprehur “keqardhje” që nuk po u përgjigjen gatishmërisë se vendeve të KNËR-it. Shpesh japin gjera pa rëndësi e më tepër njoftime të shkurtra, duke i fshehur popullit hungarez të vërtetën mbi Shqipërinë, forcën e popullit tonë, ndërtimin më forcat e veta etj.

  1. Pa larguar vëmendjen aspak për asnjë çast nga qëndrimi armiqësor i revizionistëve hungarezë ndaj vendit tonë, për periudhën që bëjmë fjale në këtë relacion, pas ndodhive në Kosovë vlen të nënvizojmë për dijeni edhe disa nuanca të reflektuara në forma të ndryshme për tu pasur parasysh:

  1. a) Tëre Mjetet e propagandës, ndonëse më vonese, por duke transmetuar të dhënat sipas Beogradit, apo korrespodentit hungarez në Jugosllavi, theksuan se disa artikuj të “Zërit të Popullit” i janë kundërvënë pohimeve të bëra nga Beogradi lidhur më ngjarjet në Kosovë.

  1. b) Nga ambasada u shpërndanë të gjitha materialet e dërguara, sigurisht më kujdes në vendas të kategorive të ndryshme, personalitete shkencore, studentë, diplomatë e jo vetëm në kryeqytet, por edhe gjetke. Po ashtu artikujt tanë mbi ngjarjet në Kosovë më porosi të MPJ ja u kemi postuar edhe përfaqësive tona në shtete të ndryshme, por nuk na u tha asgjë.

Theksojmë se, disa funksionare të MPJ në pritje, apo gjatë ndonjë aktiviteti midis të tjerash, na kanë thënë më të qeshur se janë në dijeni të materialeve të shpërndara edhe këtu në vendas mbi ngjarjet në Kosovë e qëndrimin e Shqipërie. Sipas të dhënave nga burimet tona, ambasada jugosllave disa herë ka shprehur pakënaqësi ndaj organeve përkatëse që ambasada e jonë ka shpërndarë shumë materiale dhe se, nuk duhet të lejohet një gjë e tillë, por në nga pala hungarezë deri tani nuk na është thënë kurrgjë.

  1. c) Nga burime vendase e diplomatike patëm disa të dhëna se, Moisovi gjatë bisedës më Kadarin, midis të tjerash i kërkoi këtij të fundit që të dënohej Shqipëria për mbështetjen që ju bën demonstruesve e për “ndërhyrje” në punët e brendshme të Jugosllavisë. Sipas një gazetari, jugosllavët kërkuan që një gjë e tillë të vihej edhe në komunikatën e përbashkët në përfundim të bisedimeve, por kreu revizionist hungarez vetëm ka dëgjuar për vendin tonë e ka heshtur, është mjaftuar duke shfaqur mendimin se, problemi në fjale është një çështje që ju takon të dy vendeve përkatëse për ta zgjidhur.

Kemi pasur raste që dy funksionare, referentë të MPJ kanë thënë se, kanë ndjekur më interesim ndodhitë në Kosovë e marrëdhëniet midis Jugosllavisë e Shqipërisë, se e kuptojnë qëndrimin tonë, se edhe Hungaria ka një problem të tillë preokupant, por edhe të tjerët duhet ti kuptojnë hungarezët në çfarë pozita janë etj. Një referentë e MTJ duke folur mirë për vendin tonë, si njohëse e ekonomisë sonë dhe e asaj të Jugosllavisë, tha se, shikoni mirë e më kujdes strukturën e mallrave më Jugosllavinë, se nuk është mirë.

  1. d) Vazhdojnë përpjekjet e njohura për afrim më vendin tonë. Gjatë kësaj periudhë, më gjithë qëndrimin tonë të pa ndryshuar, vazhdojnë të dërgohen shumë ftesa për diplomatët për pjesëmarrje në aktivitete të organizuara jo vetëm nga MPJ, por ajo e kulturës, për ekskursione etj. Nuk kanë munguar edhe raste kur diplomatë tanë u kanë ngritur gatishmërinë për bashkëpunimin tekniko-shkencor, për të shkëmbyer më shumë grupe punë të tregtisë e specialistë. Bile ndryshe nga më parë punonjësve të sektorit të tregtisë u thanë se janë gati tu krijojnë mundësi që pas bisedimeve më firmat tregtare, të vizitojnë e ndërmarrjet e prodhimit dhe jo vetëm ata, por edhe grupe e specialistë që do të vijnë.

Dihet që kohet e fundit janë shtuar mjaft lëvizjet nëpërmjet Budapestit. Kjo u ka tërhequr vëmendjen hungarezëve. Ka prej tyre që thonë se tani pas ndodhive në Kosovë, shqiptarët duket që preferojnë më tepër Budapestin se sa Beogradin. Disa pyesin mos është ndërprerë linja Beograd –Tiranë. Të tjerë kur shohin se, vinë transit deri 40 vetë, kanë thënë se, po që se ka problem për rezervim vendesh avioni e të tjera janë gati të na ndihmojnë, duke shtuar dhe avionët. Mendoj se, ky problem duhet të kihet parasysh në shfrytëzimin më të mirë të linjave të tjera të si “Interflug”, “Jat” etj. Tregtare e të tjerë pa materiale të tjera të rëndësishme e postë diplomatike mund të lëvizin edhe më avionin “Jat”, etj.

  1. Në përgjithësi opinioni këtu për Jugosllavinë nuk është i mirë. Ka funksionare të ndryshëm të MPJ dhe MTJ që nuk flasin për Jugosllavinë vetëm dëgjojnë, të tjerë rezervohen, ose mjaftohen duke thënë se, janë fqinjë dhe duhet ta kenë mirë. Nuk janë të pakta rastet si në Budapest e qytetet të tjera ku kemi qenë mbas ngjarjeve në Kosovë, që vendas të ndryshëm nuk na kanë folur mirë për politiken që ndjek udhëheqja jugosllave, për gjendjen e brendshme ekonomike atje, si një vend pa stabilitet, për qëndrimin jo të mirë ndaj shqiptarëve të Kosovës etj. Punonjës, përfshi e ndonjë nga MTJ thonë se, bëhet zhurmë për zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë më Jugosllavinë, por më të nuk ka ndonjë volum të madh tregtie që të tërheqë vëmendjen.

Edhe në ndërmarrjet tregtare, punonjësve tanë nuk u flitet mirë për Jugosllavinë. Disa shprehen hapet që për një varg arsyesh nuk kanë shumë interes nga tregtia më Jugosllavinë, por si vend fqinj duhet të tregtojnë midis tyre. Punonjës e tregtare, kanë pohuar se u ka bërë përshtypje artikulli ynë “E vërteta mbi marrëdhëniet tregtare midis Shqipërisë e Jugosllavisë” dhe shtojnë se, jugosllavët edhe në tregtinë më ta nuk janë shumë korrektë.

Personalitete të shkencës, njohës të mirë të gjendjes në Jugosllavi flasin më pesimizëm për perspektiven e saj. Theksojnë se vështirë të përcaktosh si do të venë punët atje dhe shtojnë se, kështu siç paraqitët gjendja, problemet e shumta të brendshme nuk kanë për të sjelle ndonjë gjë të mirë, përkundrazi më të mprehta kanë për tu bërë shqetësimet.

  1. Opinioni i përgjithshëm për vendin tonë lidhur më qëndrimin tonë për ndodhitë e perspektive në Kosovë është në favorin tonë. Për periudhën që bëjmë fjale në këtë relacion të shumta kanë qenë dhe kontaktet tona më vendas të kategorive të ndryshme punonjës, gazetare, studentë, personalitete të njohur të shkencës, juristë etj., në Budapest e gjetke që kanë marre edhe artikujt tanë, përfshire dhe broshurën “Mbi ngjarjet në Kosovë”. Për vlerësimet e bëra kemi informuar rregullisht dhe nuk po ndalemi këtu mbasi është në dijeni Ministria. Por vlen të theksojmë shkurtër vetëm disa momente kryesore:

Ka pasur interesim për të mësuar më tepër hollësi mbi ngjarjet në Kosovë, shkaqet e demonstratave e qëndrimin tonë. Na kanë falënderuar për materialet e dërguara, i kanë vlerësuar ato si të domosdoshme për të mësuar të vërtetën mbi gjendjen në Jugosllavi dhe trajtimin e shqiptarëve që jetojnë atje. Për tu shënuar është se janë ndjekur më interes edhe emisionet e Radio Tiranës në hungarisht për të cilat na është folur mirë.

Për qëndrimin tonë na kanë thënë hapet se, është korrekt e i drejtë, ndërsa për jugosllavët shumë janë shprehur shkurt se: juve i analizoni mirë gjerat, mbasi del qartë që jugosllavët më shqiptarët e Kosovës janë sjelle e po sillen keq, pa logjike dhe nuk e kanë aspak mirë, përkundrazi më shumë probleme kanë për tu lindur jugosllavëve nga një qëndrim i tillë.

Është rritur interesimi për të mësuar më shumë për vendin tonë, gjendjen e brendshme, zhvillimin ekonomik e kulturor, transformimet e bëra duke folur fjale të mira për gjendjen stabel në vendin tonë, për politiken e ndjekur nga vendi ynë, për udhëheqësin tonë shokun Enver. Shumë vetë kanë theksuar se Shqipëria është i vetmi vend i pavarur, se ajo më përvojën e saj po ju tregon popujve se si një vend mund të ece e zhvillohet shpejtë pa lidhje më superfuqitë, por më forcat e veta.

Kërkesat e shqiptarëve kosovare janë vlerësuar të drejta dhe ato kanë nxitur njerëzit këtu për të shprehur hapet pakënaqësinë e tyre edhe për mos trajtimin e mirë të hungarezëve që jetojnë në Rumani. Nuk janë të pakta rastet që gjendjen në Kosovë e lidhin më atë të hungarezëve në Transilvani, duke kritikuar edhe qeverinë hungarezë që nuk lufton sa duhet në këtë drejtim për të detyruar rumunët që edhe hungarezët atje të gëzojnë të drejtat që u takojnë. Këto çështje do ti kemi gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Jani Polena

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Vazhdon vala e pandalshme e të dëbuarve (E shtunë 17 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Vazhdon vala e pandalshme e të dëbuarve (E shtunë 17 prill, 1999)

Moti është përkeqësuar. Shi, stuhi, pastaj mjegull. Kemi mbetur në tendë dhe po presin derisa …