Riho Terras: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje pasqyron frustrimin e qytetarëve

Raportuesi për KosovaParlamenti Evropian, Riho Terras, ka vlerësuar se pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e parakohshme pasqyron zhgënjimin e qytetarëve me paqëndrueshmërinë politike në vend. Sipas Terrasit, niveli i ulët i daljes në votime tregon frustrimin e qytetarëve ndaj krizave dhe bllokadave politike që kanë karakterizuar periudhën e fundit. “Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës tregon se njerëzit janë të frustruar nga kaosi politik. Bashkëpunimi ndërpartiak është i nevojshëm për ta rikthyer vendin në rrugën e duhur dhe për të ecur drejt BE-së”, ka shkruar ai. Terras ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet forcave politike është thelbësor për rikthimin e besimit të qytetarëve në institucione, tejkalimin e ngërçit politik dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës. Ai ka bërë thirrje që partitë politike të tregojnë përgjegjësi dhe gatishmëri për dialog në interes të stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: Kosova ka nevojë për kompromis politik dhe stabilitet institucional

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë thirrje që forcat politike në Kosovë të …