Screenshot

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për memorialin përkujtimor kushtuar Adem Jashari. Sipas Ramës, memoriali fitues me titull “Zâni i Lirisë” do të ndërtohet në kryeqytet dhe synon të përjetësojë figurën e Komandantit Legjendar dhe sakrificën e familjes historike Jashari. Projekti është përzgjedhur nga një komision profesional vlerësues dhe mbart një simbolikë të thellë kombëtare, historike dhe emocionale. Në reagimin e tij, Rama theksoi se memoriali është konceptuar si një valë zëri që sfidoi frikën, pushtimin dhe vdekjen, duke e shndërruar zërin dhe mesazhin e Adem Jasharit në një simbol të përhershëm të lirisë. “Memoriali ‘Zâni i Lirisë’ është vala e zërit që sfidoi frikën, pushtimin dhe vdekjen, për t’i dhënë Kosovës të drejtën të jetojë e lirë”, ka shkruar ai. I frymëzuar nga thënia e njohur e Adem Jasharit, memoriali synon të jetë një hapësirë kujtese dhe reflektimi, ku brezat e ardhshëm do të mund të nderojnë trashëgiminë e luftës për liri dhe sakrificën e familjes Jashari, një nga simbolet më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Pas kësaj beteje elektorale, AAK është më e fokusuar se kurrë

Pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen …