Sabit Syla

Dr. Sabit Syla: Dokumente nga Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë I

Drejtori i Institutit të Historisë,  Prof. assoc. dr. Sabit Syla ka nxjerrë në dritë dokumente, të ruajtura në Arkivin Qendror të Forcave të Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë lidhur me  Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë. Këto dokumente publikohen në 35-vjetorin e demonstratave të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, të cilat patën jehonë sidomos në Republikën Popullore të Shqipërisë, e cila nga regjimi i RSFJ-së ishte akuzuar se qëndronte prapa demonstratave në Kosovë e më gjerë  dhe prapa kërkesave të shqiptarëve, që jetonin nën pushtimin e RSFJ-së. Nga këto dokumente vërehen  segmente te  shumta të hulumtimeve e studimit të rrethanave të përgjithshme të vitit 1981. Nga ky angazhim i jashtëzakonshëm i Shtetit dhe institucioneve të Mbrojtjes kuptojnë se Republika e Shqipërisë kishte përcjellë me shumë vëmendje të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe kishte siguruar të dhëna sekrete nga të gjitha burimet e mundshme….

MINISTRIA E MBROJTJES POPULLORE

SHTABI I PËRGJITHSHËM

Tiranë, më 13. 4. 1981

MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME

(Drejtorisë së 3 të)

Lënda: Mbi të dhëna me karakter ushtarak për ngjarjet në Kosovë.

Shtabit të Përgjithshëm i interesojnë të dijë të dhëna me karakter ushtarak rreth zhvillimit  të ngjarjeve në Kosovë:

  1. Sasia e forcave dhe dislokimi i tyre në territorin e Kosovës para fillimit të demonstratave (11. 3. 1981).
  2. Sa forca u dërguan në Kosovë (të ushtrisë dhe policisë) dhe nga cilat rajone të Jugosllavisë u hoqën. Konkretisht cilat njësi apo reparte u dërguan .
  3. A u bë mobilizimi i efektivit rezervist për repartet që u dërguan në Kosovë dhe cilat repartet e njësi kaluan në gatishmëri luftarake (të Zonës së 2- të Ushtarake të Nishit, Zonës 3- të Ushtarake të Shkupit, Rrethit Ushtarak Autonom të Titogradit, etj).
  4. Drejtimet e lëvizjes së forcave dhe mënyra e transportimit te tyre (me makina, helikopterë, aeroplanë transporti etj) .
  5. Brenda sa kohëve erdhën forcat e ushtrisë dhe policisë në Kosovë dhe si bashkëvepruan midis tyre për shtypjen e demonstratave.
  6. Në cilat rajone konkrete u dislokuan forcat e reja të dislokuara dhe si u përdoren konkretisht.
  7. Çfarë masa u morën për përforcimin e kufirit në vendin tonë. Në cilat drejtime u përqendrua më tepër vëmendja dhe cilat drejtime u lanë më të zbuluara.
  8. Masat konkrete që u morën gjatë shpalljes së gjendjeve së jashtëzakonshme (përveç masave te tilla si bllokimi i hyrjeve te qyteteve me tanke e transportues te blinduar, vendosjes se mitralozëve në kryqëzimet e rrugëve në qytete etj).
  9. Sa dhe cilat forca u përdoren për përshtypjen direkte të demonstratave.
  10. Kush i drejtonte veprimet e reparteve të ushtrisë (atyre të dislokuara në territorin e Kosovës dhe atyre të sjella në këto rajone në kohen e demonstratave).
  1. Duke u nisur nga te gjitha masat e marra nga udhëheqja jugosllave për të shtypur demonstratat në Kosovë, a rezulton të jetë i përgatitur dhe i planëzuar që më parë ndonjë plan për ndërhyrje në situata të tilla ne Kosovë.

 SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHEM TË USHTRISË, VELI   LLAKAJ

MINISTRIA  E MBROJTJES  POPULLORE

SHTABI I PËRGJITHSHEM

Drejtoria e Zbulimit                                                    Tiranë, më 16. 4. 1981

INFORMACION

Në shifrogramin e datës 11.11.1980 që komanda e Grupit të 52 Operativ në Prishtinë ia drejton komandës së Armatës së 2 – të në Nish thuhet:

Komanda e grupit 52 Operativ

Njoftim mbi lëvizjen e makinave ushtarake

Për komandën e Armatës së 2-të (Qendrës Operative)

Për datën  12.11.1980 planifikohet lëvizja e makinave ushtarake si më poshtë:

  1. Jashtë garnizonit:

– Në repartet e Grupit 52 operativ: 4 makina në drejtimin Prishtinë – Uroshevac nga ora 07.00 deri në orën 19.00

1 makinë në drejtimin Prishtinë nga ora 07.00 deri në orën 19.00

1 makinë nga Qendra e 47 e Zbulimit në drejtimin Prishtinë – Nish nga ora 07.00 dhe nuk kthehet .

  1. Brenda garnizonit:

– Nga 15 PPBr (Brigada e 15 e Këmbësorisë) – 4 makina

– Nga  prapavija e garnizonit të Prishtinës – 3 makina

– Nga  549 PP (Regjimenti  549 i Këmbësorisë) – 5 makina

– Nga 2/549 PP (Batalioni i 2- të i Regjimentit 549 Këmbësorisë) -3 makina.

– Nga 26 dhe 27 GO (Detashmenti i 26 dhe 27 i Ndjekjes) nga 2 makina secili.

– Nga 28 GO (Detashmenti  i 28 i Ndjekjes) – 5 makina.

– Nga  prapavija e garnizonit te Mitrovicës 5 – makina.

– Nga 3 TSK (Baza e 3- të e furnizimit materialo teknik) – 1 makinë.

– Nga ambulanca e garnizonit të Mitrovicës – 2 makina.

Oficeri operativ

Nënkolonel Urosh Llakiç

 Shënim:

Sipas përmbajtjes se këtij shifrogrami nga grupi i 52 Operativ në Prishtinë varen:

– Brigada e 15 e Këmbësorisë;

– Regjimenti i 549 i Këmbësorisë;

– Qendra e 47 e Zbulimit;

– Detashmenti 26, 27, 28, i ndjekjes;

– Baza e 3-të e Furnizimit materialo teknik.

Në shifrogramin e datës 7. 4.1981 qe komanda e Korpusit 52 në Prishtinë ia drejton disa njësive, thuhet:

Komanda   e Korpusit 52, Nr. 20-7, datë 7.4.1981

Mbledhje në komandën e Korpusit 52

Komandantit të Brigadës se L5 të Këmbësorisë, Brigadës se 243 Tankiste, Regjimentit 549 të Këmbësorisë, Brigadës 592 të Motorizuar, Regjimenti 102 i Artilerisë Kundërtanke i Motorizuar, Regjimenti 2-të Parashutist (mundësisht), Brigada e 211 Tankiste, 20 PPGP (i papërcaktuar, mundësisht regjiment i kufirit), 3, 4, 6 KZR (të papërcaktuar), Brigada 125 e Këmbësorisë Malore.

Në  orën  07.00 do të mbahet mbledhja në Komandën e Korpusit 52- të.

Në mbledhje do të vlerësohet plotësimi i detyrave të deritanishme të emërtuar “AKACIJA – 81” (Aksioni – 81), dhe do të përcaktohet detyrat e mëtejme.

Në mbledhje do të marrin pjesë: Komandantët dhe zëvendës komandantët të edukimit politik: Të Brigadës 15 Këmbësorisë, Brigadës 243 Tankiste, Brigadës 592 Motorizuar, Regjimenti 549 të Këmbësorisë, Regjimentit 102 të Artilerisë Kundërtanke të Motorizuar, Regjimentit 2 – të Parashutist (mundësisht), 20PPGP (i papërcaktuar, mundësisht regjiment kufiri), Brigadës 211 Tankiste.

– Gjeneral majori Ali Muhaxhiri

– Komandantet e 3, 4, 6 KZR (të papërcaktuar), Brigadës 125 se Këmbësorisë Malore, Drejtoret e Bazës 202 Teknike dhe te Bazës 418 të Prapavijës, shefi i UVO (i papërcaktuar).

Nga  komanda e Korpusit :

– Zëvendës komandantët dhe shefat e llojeve të armëve shërbimeve.

– Komandantët  e regjimenteve dhe brigadave do të raportojnë për rreth 15 minuta për: vlerësimin e kryerjes së detyrave sipas planit “AKCIJA – 81”, (Aksioni – 81) dhe gjendjen moralo – politike.

Shënim:

Sipas përmbajtjes se këtij shifrogrami mendohet qe Grupi i 52 Operativ ne Prishtinë të jetë ngritur në shkallë Korpusi me rastin e ngjarjeve në Kosovë, ne vartësi të të cilit mund të kene kaluar njësitë e mëposhtme :

– Brigada e 15 e Këmbësorisë në Prishtinë (ekzistuese);

– Brigada e 243 Tankiste (sipas te dhënave te deritanishme kjo brigadë dislokohej në Shkup në vartësi të Zonës se 3 – të  Ushtarake);

– Brigada e 211 Tankiste (Sipas te dhënave te deritanishme kjo brigadë dislokohej ne Nish, ne vartësi te armatës se 2- të);

– Regjimenti i 549 i Këmbësorisë (ekzistues);

– Brigada e 592 e Këmbësorisë se Motorizuar (e pa njohur nga ne deri tani);

– Regjimenti i 2- të (mundësisht parashutist); (deri tani i pa njohur);

– Regjimenti 102 i Artilerisë kundërtanke i motorizuar (i pa njohur deri tani nga ana e jonë);

– Brigada e 125 Këmbësorisë Malore (e panjohur deri tani nga ana e jonë);

– Regjimenti 20 i Kufirit (mundësisht);

– Baza 202 e Teknikes;

– Baza 418 e Prapavijës;

Të dhenta e këtyre shifrogrameve po i studiojmë me kujdes.

 DREJTORI I DREJTORISË SË ZBULIMIT

MEHMET MUSAJ

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kosova ishte ripushtuar nga Jugosllavia qysh në shkurt të vitit 1945, nuk kishte nevojë të aneksohej nga Serbia

Mjaft më me fjalë e shprehje  nga  ish-ishët e bivshes jugosllave, të sjella në Kosovë nga Veton Surroi me gazetarët e kompanisë së

Mjaft më me fjalë e shprehje  nga  ish-ishët e bivshes jugosllave, të sjella në Kosovë …