leoni

RKL: Fushata kundër vlerave të UÇK-së vazhdon, por ata që bashkuan armët për çlirimin e Kosovës, “prej luftës nuk largohen...” I

RKL: Përditë e më tepër zyrtarët e lartë të vendit po e degradojnë Pavarësinë e Kosovës

Pavarësisht se kreu institucional i Kosovës pretendon se në vend po qeveris ligji dhe po zbatohet Kushtetuta, zhvillimet e përditshme e demantojnë funksionimin e Shtetit dhe i çjerrin maskën deklaratave pompoze të zyrtarëve më të lartë të Shtetit.

Ditë më parë, gjatë bisedimeve, në Bruksel, zonja që përfaqëson Kosovën në dialog, negociata e bisedime me Serbinë, Edita Tahiri pranoi hapur se ashtu sikur edhe deri tani ka lëshuar pe në disa pika, meqë kështu e kërkon ndërmjetësuesi i bisedimeve, BE-ja zyrtare. Pavarësisht kësaj, asaj jo vetëm që nuk i shkon ndërmend të logjikojë se interesin e kujt e mbron në bisedime, por  vazhdon avazin e mjeranes, duke premtuar se serbët një ditë do të pajisen me dokumente të Kosovës.

Ka më shumë se pesë vjet që kjo mjerane e vendit, e zgjedhur nga ambasadat e huaja për ta përfaqësuar Kosovën në bisedimet e Brukselit, bën lëshime të njëpasnjëshme, natyrisht me pëlqimin e Mustafës e Thaçit, ndërsa në anën tjetër çirret se do të hiqen rojat e urës, se do të bashkohet qyteti i Mitrovicës, se ajo për veten e vet shëtit lirshëm në Veri, pse jo edhe në Beograd dhe kudo në Serbi. Kjo zonja e ka bërë “shul evek” në çdo anë.

Interesin e Serbisë në Kosovë nuk do ta kishte mbrojtur më mirë as Rada Trajkoviqi, apo ndonjë serbe tjetër e ish nomenklaturës së bashkim-vëllazërimit, por të jemi të sigurt  se shumë më mirë do ta kishte mbrojtur Natasha Kandiq, sesa kjo Edita Tahiri.

Një lajm tjetër i ditës, që nxjerrë në sipërfaqe  “forcimin e institucioneve” në të cilat thirren si në kor: Mustafa, Thaçi, Veseli e zyrtarët e lartë është edhe funksionimi selektiv i drejtësisë, i gjykatave dhe tërë sistemit juridik. Tashmë sikur kemi harruar se me Marrëveshjen e Brukselit të para tri viteve, mes kryeministrave të atëhershëm: Thaçi dhe Daciq, veç pikave të tjera ishte marrë vendim që të amnistoheshin të gjithë serbët, që kishin kryer krime në Kosovë. Por duke qenë se rrjedha e tatëpjetave të bisedimeve kishte degraduar keq e më keq, prokurorët, policët madje edhe gjykatësit kishin harruar amnistinë dhe krejt gabimisht kishin arrestuar një kriminel, tani plak, në kufi me Kosovës, për të cilin dihet se ka qenë ushtarak i lartë dhe ka kryer krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë, madje kundër fqinjëve shqiptarë të cilët dëshmojnë hapur poër krimet e tij të liga.

Gjykata e Apelit, për habinë e disave sot mori vendim dhe liroi  nga paraburgimi ish gjeneralin e ushtrisë së Serbisë, Milovan Bojoviq për të cilin KMDLNJ ka bërë të ditur se është i dyshuar për krime lufte në Kosovë. Edhe pse  Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka konstatuar  se ish gjenerali i Ushtrisë së Serbisë, Milovan Bojoviq, sipas dëshmitarëve të shumtë ka kryer krime të luftës kundër shqiptarëve në fshatrat e Llapit, Gjykata e Apelit e ka liruar atë nga paraburgimi dhe e ka urdhëruar Policinë e Kosovës, që të akuzuarin me vendbanim në Beograd, ta dërgojë deri në pikën kufitare më të afërt, dhe t’ia dorëzojë Policisë së Serbisë. Nuk dimë vetëm se a i ka kërkuar falje me përulësi këtij kriminel kjo “sudnicë” (lludnicë), filiale e Serbisë në Kosovë.

Gjykatat në Kosovë po marrin shembullin e Gjykatës së Hagës, që kohë më parë shpalli të pafajshëm kryekriminelin serb, Vojisllav Sheshel, i cili me bandat e tij ka vrarë e ka masakruar mijëra kroatë, myslimanë të Bosnjës e shqiptarë të Kosovës. Zyrtarët tanë “trimosha”, (disa nga ata kumbarë të rinj me Daçiqin), kishin kërcënuar Sheshelin se nëse vjen në Kosovë do ta arrestojnë, por Shesheli i mençur, tani për tani ua ruajti “fytyrën”, duke kënduar këngën: “Igraj kolo do kola od Beça do Stambola”.

Policët, prokurorët, gjykatësit hetues, gjyqtarët e Kosovës kanë mjaft punë të merren ditë për ditë me  aktivistët e Vetëvendosjes, me arrestimin dhe dënimin e komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së dhe me ndjekjen e shqiptarëve përgjithësisht. Për serbët ka kush interesohet. Nuk është kjo hera e parë, as do të jetë e fundit që do të gjendet ndonjë polic cili merr guximin ta arrestojë një serb. U gjenden disa të tillë para tre vitesh që arrestuan truprojat e një zyrtari të lartë të Serbisë, në Graçanicë, derisa ata po përbuznin shqiptarët, por nëntë prej tyre, gjykatësit shqiptarë të Kosovës i dënuan me vite të tëra burg dhe me humbjen e vendeve të punës.

Serbët në Kosovë janë të paprekshëm, ata para së gjithash janë qytetarë që jetojnë në  provincën e Serbisë, e cila sipas tyre quhet “Kosovë e Metohi” dhe kurrsesi Republikë  e Kosovës, që për ta është  e panjohur. Andaj, ata anashkalohen nga gjykatat tona edhe pse kanë vrarë gra e fëmijë shqiptarë, edhe pse kanë djegur e shkatërruar, edhe pse kërcënohen se sapo t’ iu jepet mundësia do të bëjnë edhe me keq.

Neve, sikur  na mjafton që po e ndërtojmë shtetin tonë me një pjesë të shtetit të Serbisë përbrenda nesh, ndërkohë që krerët e institucioneve na bëjnë thirrje të mos i marrim si serioze fjalët që i flasin serbët, madje as asociacionin, as demarkacionin, as lëshimet e fundit në Bruksel. Serioze sipas tyre është lufta kundër opozitës shqiptare në vend, e cila po pretendon ta rrëzojë Qeverinë.

Kontrolloni gjithashtu

Skender Demaliaj

Dr. Skёnder Demaliaj: MENDIMI POLITIK I PROFESOR FEHMI AGANIT PЁR VETЁVENDOSJEN E SHQIPTARЁVE TЁ KOSOVЁS

(Nё 25 vjetorin e vrasjes sё tij) Profesori shtron pyetjen: A kanё shqiptarёt tё drejtё …