Hasan Lekaj erdhi nё Institutin e Shkodrёs nё vitin 1974 pёr tё dhёnё lёndёn e letёrsisё nga gjimnazi “29 Nёntori”, njё gjimnaz me emёr, jo vetёm nё Shkodёr, por edhe nё Shqipёri. Nё Institut nё atё kohё kishte pedagogё me emёr si: Jup Kastrati, shef i katedrёs sё gjuhёs, Vehbi Bala, shef i katedrёs sё letёrsisё, Kolё Ashta, Fadil Podgorica, Neki Lezha, Safet Hoxha, Islam Dizdari, Vehbi Hoti, Tomorr Osmani, Paulin Shestani, Faik Luli, metodist i shkёlqyer i gjuhёs shqipe etj. Me tё gjithё e kalonim shumё mirё, ishin tё pёrgatitur nga ana shkencore, dalloheshin pёr etikё, pёr kreativitet dhe pёr komunikim me studentёt. Ardhja e pedagogut Hasan Lekaj ishte pёr ne si qershia mbi tortё.
- I pashtershёm nё dije, intelektual jokonformist, jo servil i pushtetit
Kishte lexuar shumё dhe kёtё e dёshmon edhe biblioteka e tij personale, njё nga bibliotekat mё tё mёdha nё Shkodёr. Kam patur rastin ta vizitoj atё bibliotekё disa herё.
Nё revistёn “Hylli i Dritёs”, Nr. 6, viti 1937 gjeta studimin e Murat Pacit pёr kёngёn e Ali Pash Gucisё. Shkolla 8 vjeçare, ku isha arsimuar mbante emrin e tij. Kishte mbledhur kёngё nga Krahina e Bytyçit nё vitn 1935. Njё pjesё e kёtyre kёngёve janё nё bibliotekёn e Harvardit. Kёtё studim unё do tё shfrytёzoja kur shkrova monografinё me titull: “Murat Paci – Folkloristi i parё i Malёsisё sё Gjakovёs”.
Kishte libra tё vjetra, nё shqip, nё serbisht, nё rusisht dhe nё italisht. Kёto gjuhё, veçanёrisht gjuhёt sllave i zotёronte shumё mirё. Librat e Fishtёs, tё Koliqit, tё Faik Konicёs pёr herё tё parё i shfletova aty, me porosinё qё tё mos i bёja publike. Aty gjeta edhe veprat e Sartrit, Kafkёs, Kamysё, Heminguejit, poezitё e poetit amerikan Witman dhe poetit rus Esenin. Nё raftet e bibliotekёs sё tij njё vend tё rёndёsishёm zinin veprat e rilindasve tanё qё ishin botuar nё Prishtinё, tё Rexhep Qosjes, Ali Podrimes, Idriz Ajetit dhe tё Mark Krasniqit. Kur unё mbarova studimet pёr herё tё parё u vendos qё studentёt me rezultate shumё tё mira ta mbronin diplomёn me tema studimore. Unё zgjodha temёn “Veçoritё e artit tё Migjenit” me udhёheqёse pedagogen Fatbardha Fishta. Profesor Hasani mё gjeti disa libra nga biblioteka e tij, tё cilat mё ndihmuan shumё. E pashё formimin e Migjenit, idetё dhe botёkuptimin e tij nё njё kёndvёshtrim tjetёr nga ajo qё kishim marrё nё leksione dhe kishim lexuar. Nuk e di çfarё e shtyu tё kishte besim tek unё, por e vёrteta ёshtё se ai mё besonte. Nuk ishte e lehtё nё atё kohё tё flisje pёr kёta autorё qё i pёrmenda mё sipёr. Nё ato vite njё drejtues i lartё nё Komitetin Qendror tё Rinisё, pse kёrkoi dhe i sollёn nga Gjermania njё libёr tё Frojdit e degdisёn nё Kukёs.
Profesor Hasan Lekaj zotёronte njohuri tё thella pёr Rilindjen tonё Kombёtare, pёr letёrsinё e viteve 1912-1939, e cila pёr shumё arsye, ishte studiuar jo sa duhej. Gjithashtu nuk kishte zёnё vendin e duhur nё programet shkollore nё lёndёn e letёrsisё. Donte fort Migjenin, Nolin, Fishtёn, Mjedёn, Agollin, Kadarenё. Njihte shkёlqyer Shekspirin, Danten, Balzakun, Heminguejin etj. Recitonte vargje tё tёra nga Komedia Hyjnore, por edhe nga Lahuta e Malcis nё mjedise tё ngushta. Dijet i pёrçonte edhe te tё tjerёt, veçanёrisht te studentёt, me tё cilёt ishte nё kontakt çdo ditё. Pas viteve `90 ngriti Shtёpinё Botuese dhe Entin Kulturor Camaj-Pipa.
Nё vitet 1973-1982 nё Ministrinё e Punёve tё Brendshme ekzistonte njё dosje drejtimi pёr inteligjencien dhe rininё. Profesor Hasan Lekaj nuk shihej me sy tё mirё pёr formimin qё kishte, pёr qendrimet qё mbante pёr letёrsinё shqiptare tё sё kaluarёs, por edhe se ishte me prejardhje nga Mali i Zi. Ishin disa pedagogё qё ndiqeshin nga Sigurimi i Shtetit dhe ju kishin hapur dosje. Kishte nga ata qё mё parё kishin studiuar nё Itali, nё Beograd, nё Francё, nё Gjermani, kishin qenё mёsues nё kohёn e pushtimit fashist, kishin aderuar nё Partinё Fashiste me detyrim, kishin patur lidhje me intelektualёt e Klerit Katolik. Po sjell njё rast konkret. Pasi mbarova studimet, shkova nё Shkodёr dhe takova disa pedagogё, ndёr ta edhe Tomorr Osmanin. Kisha blerё njё kёmishё tё bukur, prodhim i Korçёs, e cila sapo kishte dalё nё treg. Profesor Tomorrit i pёlqeu shumё dhe mё tha se a mund t’i gjeja njё tё tillё edhe atij. Unё e gjeta kёmishёn, me telegram i dёrgova edhe numrat e kёmishёs qё ishin nё dyqan, qё tё dija cilin numёr t’i merrja. Telegramin e kishte marrё Dega e Punёve tё Brendshme Shkodёr. E kishin thirrur dhe e kishin pyetur se ç’janё kёta numra, mos ishin kode sekrete qё fshihnin diçka. Unё prita pёrgjigjen e tij, por ajo nuk erdhi. Kur pas disa muajsh e takova pёrsёri e pyeta se pёrse nuk mё ktheu pёrgjigje. Ai mё tha i mёrzitur: “Lere, ç’kam hequr, mё kanё thirrur nё hetuesi pёr tё dhёnё shpegime”. Mua nuk mё pyeti kush. E kuptova se ishte nё survejim. Pёr pakёnaqёsinё e disa pedagogёve ndaj pushtetit socialist u binda edhe nё vitet nё vazhdim. Nё vitin 1986, djali i xhaxhait, Ilir Demaliaj u regjistrua nё Universitetin e Shkodrёs. Unё bisedova me njё pjesё tё pedagogёve, me tё cilёt kisha marrёdhёnie tё mira, qё ta ndihmonin se kishte vite qё e kishte mbaruar shkollёn e mesme. Si gjithnjё u treguan tё gatshёm ta ndihmonin. Nё letёrsi nuk kishte vёshtirёsi, se kishte lexuar shumё, por nё gjuhё kishte, sepse nuk kishte bёrё gjuhё as nё shkollёn e mesme. Kur Iliri u miqёsua me ta dhe filloi tё fliste hapur me ta, e pёlqyen. I bashkonte tё dy palёt pakёnaqёsia ndaj pushtetit tё kohёs. Ndёrhyrja ime e mёparshme nuk vlente mё. Kishte fituar simpatinё e tyre.
- I donte dhe i ndihmonte maksimalisht studentёt dhe talentet e reja nё letёrsi
Profesori kishte punuar me nxёnёsit e shkollёs sё mesme mё parё. Kjo e ndihmoi pёr tё qenё mё afёr dhe mё i komunikueshёm me studentёt. Po kёshtu edhe puna si instruktor nё Klubin “Heronjtё e Vigut” me talentet e reja tё letёrsisё, punё qё e zhvilloi mё tej me sukses, kur erdhi si pedagog, ndihmoi tё inkurajonte talentet e reja si: Skёnder Buçpapёn, Visar Zhitin, Petrit Rukёn, Ilirjan Zhupёn, Bujar Xhaferin etj., tё cilёt mё vonё u bёnё poetё tё njohur.
Klubi i rinisё “Heronjtё e Vigut” botoi almanakun me poezi “Shtigje tё çeluna”. I bёri jehonё edhe gazeta “Jeta e re” dhe Radio Shkodra. Njё pjesё e kёtyre talenteve tё reja ishin tё dhёnё mё shumё nga letёrsia dhe kishin probleme me provimet nё lёndёt gjuhёsore. Profesori i ndihmonte pa u kursyer. Fjala e tij kishte peshё. Tё gjithё e dinin se ai ishte human. Nё njё rast mё pati ndihmuar edhe mua. Unё nё vitin e tretё, nё semestrin e dytё u angazhova nё njё konkurs me nxёnёsit e shkollave tё mesme, ku isha pjesё e jurisё. Me miratimin e Drejtorisё sё Institutit pёr ta ndjekur kёtё veprimtari nuk shkoja rregullisht nё mёsim, pra i kisha tё justifikuara mungesat. Nё fund tё semestrit shkova nё zyrёn e katedrёs sё gjuhёs pёr t’u pёrgjigjur nё lёndёn “Formimi i gjuhёs letrare”, pra pёr tё dhёnё kolegiumin. Mё merrte nё pyetje Prof. Safet Hoxha. Unё u pёrgjigja shumё mirё, por nisur nga mosfrekuentimi, pёr arsyet qё shpegova mё sipёr, mё vlerёsoi me notёn 9. Nuk kundёrshtova, por ndёrhyri Prof. Hasan Lekaj, i cili ishte pezent nё atё moment. Ju drejtua Prof. Safetit: “Profesor, Skёnderi ёshtё i vetmi student nё vitin e tretё, nё tё katёr grupet qё e ke vlerёsuar nё “Historinё e gramatikёs sё gjuhёs shqipe” me notёn 10”. Ishte njё lёndё e vёshtirё. Studentёt e letёrsisё kur e merrnin kёtё lёndё thonin: “Tani jam i sigurtё qё po e mbaroj shkollёn”. Profesori e vazhdoi mё tej bisedёn: “Nё njё lёndё tё thjeshtё me pak orё t’i vesh 9 sikur nuk shkon”. Profesor Safeti u mendua pak dhe tha: “Po, ke tё drejtё, do ta vlerёsoj me notёn 10”. Ashtu u bё. Kёshtu unё atё vit dola me tё gjitha 10.
Ishte kundёr alkoolit, duhanit, mbante flokё tё gjata, vishej thjesht, nuk mbante kollare, si pedagogёt e tjerё e si shkodranёt nё pёrgjithёsi. Ndiqte sportin, veçanёrisht futbollin, por edhe volejbollin. Kur luante Vllaznia ishte nё tribunё, ishte i abonuar pёr tё gjitha ndeshjet. Edhe nё futboll, edhe nё volejboll pёr Vllazninё rivali kryesor pёr titullin ishte Dinamo. Kishte njё ekip tё shkёlqyer, me lojtarё si Vasillaq Zёri, Pёrnaska, Ballgjini, por edhe nё volejboll me lojtare klasi si Ela Tase e Mimoza Ibrahimi. Sabah Bizin e kishte pikё tё dobёt. Bisedonte nё kohёn e lirё mё futbollistёt Seit Çanga, Aleksandёr Koçi, tё cilёt ishin studentё. Nuk i duronte padrejtёsitё nё albitrime, reagonte menjёherё. Nё atё moment dilte nga “kostumi” i intelektualit dhe i pedagogut, nga sjellja e tij model pёr tё tjerёt.
Ne kishim nё kurs Idriz Bajramin, i talentuar nё letёrsi dhe qё transmetonte nё mёnyrё tё shkёlqyer ndeshjet midis ekipeve. Vazhdimisht, kur kishte veprimtari si Institut, e nxisnim tё transmetonte ndeshjen. I njihte shumё mirё lojtarёt, kishte zё kumbues e tё bukur. Ishte tifoz i thekur i Brazilit. Njё ditё nё kёto veprimtari, ai transmetoi nё mёnyrё tё improvizuar ndeshjen Brazil-Gjermani. Ishte i paparё. U duartrokit gjatё. Tё nesёrmen e thirrёn nё organizatёn e partisё sё Fakultetit se kishte manifestuar shfaqje tё huaja. Kishte folur me superlativa pёr lojtarёt gjermanё dhe brazilianё, pra kishte lavdёruar Brazilin dhe Gjermaninё qё ishin vende kapitaliste. Profesor Hasani ndёrhyri me forcё pёr tё mos e pёrjashtuar nga shkolla. Edhe studentёt reaguan nё mbёshtetje tё tij. U tёrhoqёn nga masa ndёrshkuese, por e kёshilluan tё mos e pёrsёriste mё dhe tё kёrkonte falje. Pёr profesor Hasnin Atdheu ishte mbi gjithçka. Po analizonim nё orёn e seminarit njё dramё shqiptare. Personazhi kryesor nё fund tё dramёs e jepte jetёn pёr partinё, pёr idealet e saj. Pёr tё kjo ishte mbi gjithçka. Unё bashkё me disa studentё isha dakord me kёtё pёrfundim, bile kёmbёngula mё shumё nga tё tjerёt. Profesori nuk ishte dakord, pёr tё Atdheu ishte mbi gjithçka. Ne, si gjithё shqiptarёt ishim tё indoktrinuar. Nё Kushtetutё e kudo thuhej se partia ishte forca e vetme udhёheqёse e jetёs politike, ekonomike dhe sociale e vendit. Profesori u nervozua dhe mё tha: “Nuk ёshtё kёshtu, e ke gabim!” U ndamё tё pezmatuar me njёri-tjetrin. Profesori kishte tё drejtё. Ai nuk mbante inat dhe u pajtuam shpejt. Gjithmonё kur shkoja nё Shkodёr e takoja me kёnaqёsi, me pёrzemёrsi. Bisedonim gjatё pёr probleme tё ndryshme. Ruaj pёr tё respektin dhe kujtimet mё tё mira. I jam mirёnjohёs pёr kёshillat dhe ndhimёn qё mё ka dhёnё.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
