Dragan Samarxhiq: Skandali i ushtarëve malazez në Kosovë, shkelje e ligjit dhe përshkallëzim i tensioneve politike

Sjellja e dy ushtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi, të cilët në Kosovë u ndaluan me një automjet ku shkruhej “Kosova është Serbi”, ka shkaktuar reagime të forta në Mal të Zi dhe Kosovë. Ky veprim është cilësuar si një shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe Ligjit për Ushtrinë e Malit të Zi, duke nxitur kritika nga politikanë dhe ish-zyrtarë të ushtrisë malazeze. Admirali në pension, Dragan Samarxhiq, e quajti këtë akt një skandal që kërkon pasoja të rënda disiplinore. Ai theksoi se ushtarët janë të detyruar të respektojnë rregullat e sjelljes, pavarësisht nëse janë në detyrë apo pushim, dhe se përhapja e urrejtjes kombëtare është e papranueshme. Samarxhiq gjithashtu kritikoi Ministrinë e Mbrojtjes për vonesat në reagime lidhur me incidente të ngjashme.  Incidenti ka vënë në pah tensionet e brendshme politike dhe ndarjet mbi çështjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, një temë e ndjeshme në shoqërinë malazeze.

Kontrolloni gjithashtu

Betim Gjoshi

Betim Gjoshi: Rezultatet e PDK-së do të ishin edhe shumë më të mira, sikur gara të ishte e barabartë, e ndershme dhe sipas ligjit

Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale, Sekretari për organizim dhe zgjedhje në Partisë Demokratike të …