Dragan Shutanovac: Në vitin 1999 në Kumanovë nënshkruam kapitullimin dhe humbëm integritetin e sovranitetin territorial në Kosovë

Dragan Shutanovac: Në vitin 1999 në Kumanovë nënshkruam kapitullimin dhe humbëm integritetin e sovranitetin territorial në Kosovë

Ish-ministri i Mbrojtjes  së Serbisë, Dragan Shutanovac, është cituar të ketë deklaruar  se Serbia në Kosovë ka një trashëgimi historike dhe qytetarë të kombësisë serbe që duhet t’i mbrojë, por që nga viti 1999 nuk ka pasur integritet dhe sovranitet territorial atje. Në vitin 1999 në Kumanovë ne praktikisht nënshkruam kapitullimin, me të cilin humbëm integritetin dhe sovranitetin tonë territorial në Kosovë. Me tërheqjen e ushtrisë dhe policisë, ne e humbëm atë. Shutanovac ka deklaruar se Serbia në atë luftë ka humbur një pjesë të territorit të saj, e cila është bërë çmendurisht, dhe se prej atëherë nuk e ka kontrolluar. Ai ka vlerësuar se para asaj lufte është dashur të diskutohet se çfarë do të bëhet në rast të humbjes. Thuhet se nëse ne tani e nënshkruajmë marrëveshjen (propozimi franko-gjerman) që nuk kërkon njohjen e Kosovës së pavarur, do të humbasim sovranitetin tonë territorial. Dhe, ku është sovraniteti ynë territorial, nëse patriarku ynë nuk mund të shkojë në Kosovë?”, pyet ai. Shutanovac vlerësoi se propozimi franko-gjerman duhet të plotësohet dhe të diskutohet për çështje thelbësore, siç janë: statusi i kishave, manastireve e pasurive kulturore dhe historike serbe. Unë pres që në negociata të fitohet një status special për ta. Për mua është e rëndësishme se si të sillemi ndaj pronës (në Kosovë) të shtetit të Serbisë, kompanive të caktuara dhe individëve privatë. Unë mendoj se duhet të negociohet një status special për të gjitha enklavat dhe serbët që nuk kanë mundësi të kenë një polici (nacionale) të përzier”, tha Shutanovac.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …